Hakan Calhanoglu është në sezonin e dytë me Interin dhe deri tani ka bindur plotësisht me paraqitjet e tij në fushë, duke mbuluar disa pozicione.

Futbollisti turk, që këtë sezon ka treguar se mund të luajë shumë mirë edhe parambrojtjes, ka kontratë deri në verën e 2024-ës, ndaj te Interi kanë nisur prej javësh negociatat për rinovimin e saj.

Sipas mediave italiane, palët kanë arritur tashmë marrëveshjen për të zgjatur bashkëpunimin deri në verën e 2026-ës.

Paga e Calhanoglu do të rritet deri në 5.5 milionë euro, që do të shkojë në 6 bashkë me bonuset, teksa turku do të firmosë një kontratë që do ta mbajë edhe dy sezone të tjera me fanellën zikaltër.

Në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi i firmës mbi kontratën e re të Calhanoglu, i cili duket tashëm shumë i lidhur me ngjyrat zikaltër.