Inter mendon për një mesfushor. Skuadra zikaltër kërkon të shtojë muskujt në repartin e mesit të fushës dhe objektiv konkret është serbi i Lazios, Sergei Milinkovic-Savic.
Por për të arritur te Savic, Inter duhet të heq dorë nga të paktën dy futbollistë, me Joao Mario dhe Mauro Icardin që duhet të sakrifikohen për të krijuar fondet e nevojshme për të.
Për portugezin ka interes nga shumë skuadra, si Monaco, Leipzig, Bayer Leverkusen dhe Sporting Lisbon. Në dalje është edhe mesfushori-sulmues i krahut, Ivan Perisic.
Me shitjen e tij te Bayern Munich, do të hapej drita jeshile për Savic. Gjithsesi, nëse nuk arrihet te serbi, Inter ka gati alternativat, që gjenden te Barcelona.
Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal shihen si profilet ideale për tu bashkuar me blerjet e Interit, teksa së bashku me Sensi dhe Barella do të krijonin një mesfushë të frikshme./newsport/