Ronaldo te Juventus u bë një temë që po zgjatet shumë. Por duket se është ekipi italian i Interit ai që ka futur hundët në transferimin e luzitanit në Torino.
Këtë deklaratë ka lëshuar gazetari i mirënjohur italian, Jakobeli i cili thotë se Inter i ka ofruar Realit, Mauro Ikardin.
Sipas tij edhe Suning ka dhënë dakordësinë për këtë çështje dhe kjo ofertë i është hedhur Realit.
Asnjë nuk e kishte menduar por Inter duket se po planifikon surprizën më të bujshme të merkatos.