Pedrinho është një nga talentet e shumtë që po vëzhgohen nga Inter në muajt e fundit. I aftë teknikisht dhe shumë i shpejtë, ylli brazilian ka pak mundësi që të përfundojë te zikaltrit për faj të… Paqeuta-s.
Në fakt, Corinthians, klubi që zotëron kartonin e mesfushorit 20-vjeçar, është i bindur se lojtari i tyre jo vetëm që mund të ndjekë gjurmët e yllit të ri të Milan-it, por të bëjë akoma më mirë. Me pak fjalë, nëse Flamengo e ka shitur Paqueta-n për 35 milionë euro, “Timao” synon të fitojë më shumë nga Pedrinho.
Kjo është arsyeja pse drejtuesit, që janë të bindur për shpërthimin e yllit të tyre në 2019-ën, po kërkojnë ta zgjasin kontratën e futbollistit, me marrëveshjen aktuale që skadon në 2020-ën.
Mbi të gjitha synojnë të rrisin nga 50 milionë euro në 80 klauzolën për prishjen e kontratës. Kjo lë të kuptohet se Inter, të paktën në këtë sesion të merkatos, nuk mund ta marrë dot brazilianin për shkak të kufizimeve financiare./telesport/