Është prag Manchester City-Inter, ndeshja debutuese në Ligën e re të Kampionëve. Ndeshja në Etihad Stadium ngjall kujtime të finales së humbur në 2023, por zikaltërit do të tentojnë të shkojnë menjëherë pas 3 pikëve.

“Nuk do të jetë një revansh i Stambollit – fjalët e Simone Inzaghit në konferencën për shtyp. Lautaro? Nuk është absolutisht një çështje, ai është kapiteni ynë dhe do të jetë gjithmonë një zgjidhje dhe kurrë një problem për mua”.

“Nuk ka nevojë të prezantoj Manchester Cityn: ata nuk kanë humbur në shtëpi që nga viti 2018. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, duhet të luajmë një ndeshje gjigante. Vrapim, agresivitet, vendosmëri, shumë komponentë do të nevojiten për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer”.