Inter Miami po shet bileta për 760 dollarë për miqësoren e Hong Kongut, pavarësisht se nuk ka asnjë garanci se Lionel Messi do të luajë.
Është njoftuar se skuadra e MLS-së do të zhvillojë një turne të parë historik ndërkombëtar në vitin 2024. Një pjesë e programit të tyre parasezonal do të kalojë në Lindjen e Largët.Inter Miami do të përballet me një ekip të përbërë nga yje me bazë në Hong Kong më 4 shkurt.
Kjo mund të nënkuptojë se lojtarë si Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez të dalin në fushë. Organizatorët megjithatë kanë deklaruar publikisht se nuk mund ta konfirmojnë praninë e Messit.
Megjithatë, kjo nuk po i frenon tifozët, pasi biletat janë shitur në më pak se një orë. Për sa kohë që ka mundësi që Messi të dalë në fushë, tifozët do të vazhdojnë të blejnë bileta.
Messi pritet të jetë i pranishëm tek Inter Miami në fazën parasezonal, pasi ai po rikthehet në formë, por skuadra e Beckham do të përballet me Cristiano Ronaldon dhe Al-Nassr vetëm tri ditë para ndeshjes kundër Hong Kongut dhe nuk ka asnjë shans që tetë herë fituesi i Topit të Artë të humbasë një përballje me rivalin e tij të përjetshëm./telesport/