Inter mjaftohet me barazimin 2-2 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich dhe pret biletën për në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë 1-2 në “Allianz Arena”.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.
Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.
Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 75-të erdhi goli i barazimit nga bavarezët. Goditje këndi, Olisse pason për Gnabry, ky i fundit kroson në zonë dhe Eric Dier i harruar nga mbrojtësit zikaltër shënon me kokë dhe barazon shifrat 2-2.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Festë e madhe në “San Siro”, Inter kualifikohet për në gjysmëfinale, aty ku i pret Barcelona, ndërsa Bayern e mbyll këtu aventurën në Champions League.