Interi fiton aktin e parë teksa golat e Dzekos dhe Mkhitaryan në 11 minutat e para të sfidës u majftuan zikaltërve për të mposhtur 2-0 Milanin.

Një ndeshje e kontrolluar në pjesën më të madhe nga zikaltërit por në pjesën e dytë, ndikuar edhe nga rezultati djemtë e Inzaghit lëshuan terren për të qenë më të sigurtë në prapavijë.

Milani hasi vështirësi të mëdha në depërtimin e mbrojtjes ndërsa iu afrua fare pranë golit në minutën e 63’ me Tonalin që goditi shtyllën.

Deri në fund të takimit rezultati nuk ndryshoi dhe Interim err një fitore shumë të rëndësishme që i jep një avantazh superior në ndeshjen e kthimit ku do të jenë edhe pritës.