Pas fitores së sotme 5-0 ndaj Kievos, Inter është ngjitur në krye të renditjes së Serisë A për herë të parë në këtë sezon. Natyrisht që ky do të jetë objektivi i ardhshëm, moslëshimi i tij deri në fund. Me këtë sukses të momentit janë gëzuar padyshime dhe shumë shqiptarë që janë tifozë të kësaj skuadre. Madje, përveç meshkujve, ka edhe femra shqiptare që janë shumë tifoze me Interin. Madje, njëra prej tyre është modelja e njohur Blerina Shaho.
Ajo që në fëmijëri ka nisur të ndjekë ndeshjet e zikaltërve duke u kthyer tashmë në një prej mbështetëseve më joshëse të këtij klubi. Ajo ka bërë të ditur se është bërë tifoze me këtë ekip nisur nga ngjyra blu dominuese. Ka ndodhur që në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe. Ndërkohë ajo tashmë ka bërë edhe tatuazh stemën e kësaj skuadre, ka pozuar me fanellën e Interit dhe po ashtu së fundi ka pozuar nudo me ngjyrat e tij.
© shkodrasport.com