Në ditët e fundit janë shtuar shumë zërat mbi një transferim të mundshëm të ish-mbrojtësit të Realit, Danilo te Interi. Zikaltërit po kërkojnë alternativa për krahun e majtë, por në lojë nuk është vetëm Danilo, teksa nuk është harruar as pista që të çon te Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka arritur të fitojë besimin e plotë të trajnerit Karlo Ançeloti. Kështu, shkodrani me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e të kaltërve sezonin e ardhshëm.
Interi ka qenë gjithnjë një mundësi për shqiptarin. Një arsye më shumë për transferimin në Milano të 25-vjeçarit është edhe zëvendësi i trajnerit zikaltër, Luçiano Spaleti.
Xhovani Martushelo e njeh mirë Hysajn prej kohës te Empoli. Ndërkaq, Interi po kërkon të përfitoje edhe nga situata ku rinovimi i lojtarit me Napolin ka ngecur. Mes menaxherit të Hysajt dhe drejtuesve të Interit pritet të ketë një takim për të përcaktuar dhe qëllimet e palëve./vipsport/