Interi pritet që të mbetet pa dyshen Marcus Thuram dhe Joaquin Correa për finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit të hënën, sipas raportimeve të fundit.
Thuram u zëvendësua pas pjesës së parë si mas mbrojtëse në fitoren e Interit me rezultat 2-0 ndaj Atalantas në gjysmëfinale të enjten, por duket se nuk do arrijë të rikuperohet në kohë për finalen.
Raportimet që u bën gjatë vikendit sugjeruan se Correa ishte i përzgjedhuri për ta zëvendësuar atë në formacionin titullar të Simone Inzaghit.
Sidoqoftë, teksa pjesa tjetër e skuadrës u stërvit këtë të diel para finales, as Thuram as Correa nuk ishin të përfshirë në këtë seancë stëvritore, sipas Gazzetta dello Sport. Megjithatë, lajm i mirë për Interin është se gjendja e të dy lojtarëve nuk është serioze dhe ata pritet të rikthehen së shpejti.
Thuram do t’i nënshtrohet tani disa testeve të reja mjekësore, teksa Correa raportohet se ka vetëm lodhje. Ka ende një mundësi ndonëse të vogël që të dy të arrijnë të jenë të paktën në bankën rezervë për këtë ndeshje. Mehdi Taremi tani pritet që të jetë partner i Lautaro Martinez në sulm për Interin në mungesë të Thuram dhe Correa./Telegrafi/