Gianluigi Buffon, legjenda e portës italiane dhe aktualisht kryetar i delegacionit të Kombëtares, ishte një nga të ftuarit specialë në eventin “Inside the Sport” të organizuar nga USSI.

I pyetur për luftën emocionuese për titullin në Serie A, Buffon dha një përgjigje të prerë lidhur me fitoren e fundit të Napolit ndaj Interit:

“Jo, edhe pse ishte një hap i madh. Scudetto nuk fitohet në një ndeshje të vetme! Është një maratonë ku gjatë sezonit hedh hapa para, por ndonjëherë edhe humbet mundësi të vlefshme.”

Dhe a e priste Buffon një kampionat kaq të zjarrtë? Pa u menduar dy herë, ai shtoi:

“Po, e prisja! Që kur Napoli zyrtarizoi Conten, ishte e qartë që do të ishin ata bashkë me Interin që do të luftonin kokë më kokë. Tani Interi po kalon një moment të vështirë dhe Napoli po e shfrytëzon në maksimum.”

Një Buffon gjithmonë i sinqertë dhe direkt — si në fushë, ashtu edhe jashtë saj!