Inter mposhtet 2-0 nga Genoa në transfertë në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Serisë A.

Një sfidë për t’u harruar për zikaltërit, të cilët shfaqin edhe një herë pasiguri në mbrojtje. Ishte Ranocchia ai që ndëshkoi Interin me një autogol në minutën e 45-të.

Në fraksionin e dytë, zikaltërit nuk mundën të gjenin golin e barazimit dhe Genoa përfitoi nga një tjetër pasiguri në mbrojtjen kundërshtare për të dyfishuar rezultatin.

Këtë herë ishte Pandev, një ish-futbollist i Interit që shënoi edhe golin e dytë për Genoa-n në minutën e 59-të.

Një humbje që komplikon pozitat e Interit në renditje, pasi nuk e ka të sigurt vendin e 4-t, duke qenë se ndodhet 2 pikë larg Lazio-s, e cila do të luajë të hënën në shtëpi ndaj Verona-s.

Genoa-Inter 2-0

Shënues: Ranocchia (aut) 45’, Pandev 59’