Interi dhe Chelsea po mendojnë për të forcuar skuadrën me një portier. Kepa nuk ka bindur trajnerin Frank Lampard, ndërsa në krahun tjetër Samir Handanovic ka qenë në formë, por numëron 36 vite mbi shpatulla.
Emri që ka dalë në skenë është ai i Juan Mussos. Portieri argjentinas ka tërhequr vëmendjen e të dy klubeve. Tuttomercatoweb shkruan se “Gardiani” i Udineses është i përzgjedhuri i Contes dhe Lampard.
25-vjeçari ka bërë një sezon të mirë me italianët dhe mund të transferohet lirë nga skuadra italiane. Udinese e bleu lojtarin nga Racing club vetëm për 4 milion euro në verën e 2018.