Joaquin Correa pritet të jetë partneri i Lautaro Martinez në sulmin e Interit kundër Milanit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa kuqezinjtë do të startojnë me Tammy Abraham.
Nerazzurrët janë në cilësinë e vendasit në ndeshjen ndaj Rossonerëve, e cila është caktuar të luhet sonte nga ora 21:00.
Ekipi i Simone Inzaghit duhet të përballojnë takimin pa të dëmtuarit Marcus Thuram, Denzel Dumfries dhe Piotr Zielinski.
Milani do të jetë pa Kyle Walker dhe Ruben Loftus-Cheek të cilët u stërviten vetëm të martën, ndërsa i padisponueshem do të jetë edhe Emerson Royal.
Burime të shumta, duke përfshirë Gazzetta dello Sport pretendojnë se Nicol Barella do të pushojë te Interi, duke i lënë vend Davide Frattesit në mes të fushës, ndërsa Correa dhe Lautaro do të fillojnë ndeshjen e dytë radhazi në sulm.
Sipas Sky Sport Italia, Francesco Acerbi do të startojë në mbrojtje për Interin, ndërsa Gazzetta pretendon se Stefan de Vrij do t’i bashkohet Alessandro Bastonit dhe Benjamin Pavard në prapavijë.
Milani do të përdorë formacionin 3-4-3 për të tretën ndeshje radhazi, me Fikayo Tomori, Matteo Gabbia dhe Strahinja Pavlovic në mbrojtje, dhe Rafael Leao, Christian Pulisic dhe Abraham në sulm.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): J. Martinez; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; L. Martinez, Correa;
Milan (3-4-3): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Jimenez, Fofana, Reijnders, Theo Hernandez; Pulisic, Leao; Abraham;