Interi ishte shumë pranë firmës me Luka Modriç, me mesfushorin kroat që shprehu publikisht dëshirën e tij për të luajtur me zikaltrit. Por presidenti Perez nuk e lejoi largimin e tij dhe si pasojë, ky operacion u mbyll pa sukses.
Flitej se Interi do të insistojë sërish në janar për shërbimet e mesfushorit kroat, por asgjë nuk ishte e vërtetë. Së fundmi, është mësuar se zikaltrit kanë nisur bisedimet me Ajaksin për talentin holandez, Frenki De Jong.
21-vjeçari është në listën e dëshirave të shumë skuadrave me emër në Europë dhe skuadra e Interit është e radhës e interesuar për të. Mediet italiane kanë arritur të zbulojnë se zikaltrit janë gati të paguajnë 60 milionë euro për shërbimet e 21-vjeçarit dhe po presin vetëm përgjigjen e drejtuesve të Ajaksit./vipsport/