Interi e mbyll vitin 2024 me fitore. Kampionët në fuqi të Italisë kanë vuajtur disi në pjesën e parë, por në të dytën kanë shënuar gol me anë të mbrojtësit Bastoni, në 53’ (goditje e saktë me kokë pas një krosimi perfekt të Nicolò Barella), pastaj kanë dyfishuar rezultatin me Lautaro Martinez në 71’, duke e vendosur fatin e 3-pikëshit të çmuar në rrugën e duhur.
“Vulën” fitores së pastër 3-0 ia vendosi turku Çalhanoğlu, me golin nag pika e bardhë, në 79’. Transferta ndaj Cagliarit konsiderohej me “kurthe” nga zikaltrit, por përqendrimi dhe cilësia, dukshëm në anën e skuadrës së Inzaghit, ka bërë diferencën.
Me këtë sukses, Interi ka kapur kreun e Serie A për momentin, me 40 pikë, po aq sa ka edhe Atalanta, e cila do ta luajë ndeshjen e javës së 17-të më vonë, këtë të shtunë. Pra, nëse fiton ndaj Lazios në “Olimpico”, skuadra e Gapserinit e mban sërish e vetme kreun.
Ama, kujtojmë se zikaltrit kampionë kanë një ndeshje në dorë, atë të shtyrën ndaj Fiorentinës për shkak të kolapsit shëndetësor të Bove. Te Cagliari nuk u aktivizua fare portieri shqiptar Alen Sherri, por Scuffet. Te zikaltrit, Kristjan Asllani u hodh në fushë në minutën e 80-të, në vend të Calhanoglu, kur rezultati ishte 3-0.