Interi nuk arriti dot për të dytin vit rresht të kalonte fazën e grupeve në Champions League, pas humbjes në shtëpi 1-2 ndaj Barcelonës. Pavarësisht shijes së hidhur që të lë eliminimi nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, një lajm i madh vjen së fundi për tifozët zikaltër.

Sipas “Corriere della Sera”, Interi ka arritur marrëveshjen em Atalantën për transferimin e Dejan Kulusevski, për 35 milionë euro. 19-vjeçari është i huazuar te Parma këtë sezon dhe po bën super paraqitje, gjë që ka ngjallur interesin e shumë ekipeve të mëdha.

Megjithatë, që Kulusevski të transferohet në janar te zikaltrit duhet edhe miratimi i Parmës, që ka të drejtën ta mbajë futbollistin deri në fund të sezonit. Në rast se nuk ka marrëveshje me Parmën, Kulusevski do të transferohet tek interi vetëm gjatë merkatos së verës. /CNA.al/