Hoakin Korrea nuk do të jetë pjesë e Interit këtë sezon. Sulmuesi argjentinas do ti bashkohet Olimpik Marsejës.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano është huazuar për 2 milionë euro plus klauzola e blerjes së detyrueshme 10 milion euro nëse Olimpiku do të kualifikohet në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Vizitat mjekësore pritet të kryhen ditën e nesërme.

Ndërkohë raportohet se Interi ka gati zëvendësuesin e argjentinasit dhe ai është Aleksis Sancez. Zikaltërit duan të rikthejnë edhe njëherë sulmuesin kilian.