Interi konfirmoi se Nicolo Barella është diagnostikuar me një dëmtim të lehtë, dhe sipas Gazzetta, ka ‘shumë të ngjarë’ që italiani të humbasë ndeshjen e radhës në Serie A kundër Como.
Mesfushori iu nënshtrua një skanimi MRI të enjten në mëngjes dhe ekzaminimet nxorën në pah një lëndim të aduktorit.
“Nicolo Barella iu nënshtrua një MRI këtë mëngjes në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano. Ekzaminimet zbuluan një zgjatim të lehtë në aduktorin e kofshës së djathtë. Situata do të vlerësohet dita-ditës”, thuhet në një deklaratë të Interit.
Ylli i Nerazzurrëve do të mungojë në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë kundër Udineses, por sipas Gazzettas , ai gjithashtu ka shumë të ngjarë të përjashtohet nga ndeshja e radhës e Serie A kundër Como më 23 dhjetor.
Barella ka tri gola dhe dy asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat me Interin këtë sezon. Kontrata e tij në San Siro skadon në qershor 2029.
Interi është i treti në tabelën e Serisë A me 34 pikë, tre më pak se lideri Atalanta, por njerëzit e Simone Inzaghit kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/