Sot skuadra e Interit mbush 111 vjeç dhe klubi zikaltër ka uruar të gjithë tifozët e tij për këtë ditë të shënuar duke postuar në rrjetet sociale për të ndarë gëzimin me fansat e shumtë. “Kanë ndryshuar njerëzit. Heronjtë e një nate dhe ëndrrat e një sezoni. Kanë ndryshuar kufijtë tanë dhe horizonti ynë.
Edhe vetë historia jonë ka ndryshuar, sepse kur është unike, bëhet legjendë. Po, Interi ynë. E vetmja gjë e qartë që kemi nga ajo natë e 9 marsit të vitit 1908. E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë kurrë,” shkruan klubi zikaltër.
Por Interi është edhe pak shqiptar. Gjon (Giovanni) Parathimioti, shqiptari nga Çamëria, ishte një ndër themeluesit e klubit zikaltër dhe presidenti i parë i tij.
Nuk shkonte në ndeshjet e Interit në stadium sepse i kishte dalë nami si ters për ekipin, derisa një ditë, shkon i maskuar dhe Interi fiton, me Paramithiotin që i jep fund kështu reputacionit të tij si tersndjellës.
Gjithsesi aventura e tij në krye të klubit zikaltër nuk zgjat shumë, pasi shtatë muaj më pas, mazhoranca zvicerane e bordit drejtues, zgjodhi njërin prej tyre si president, Etore Shtraus.