Inter ka shfrytëzuar humbjen e Napolit nga Juventusi për të marrë kreun e tabelës në Serie A. Dhe këtë e bëri me fitore bindëse prej 5 me 0 ndaj Chievos.
Më këtë ndeshje paraqitje fantastike pati kroati Ivan Perisiç, i cili shënoi “hat-trick”.
Kurse dy golat e tjerë u shënuan nga Icardi e Skriniar.
Pas kësaj fitore Interi është lider me 39 pikë, përderisa Chievo në vendin e 12 ka 20 pikë.