Tottenham Hotspur dhe Inter kanë nisur bisedimet për mbrojtësin sllovak Milan Skriniar.
Sipas mediave italiane, Interi i ka vënë çmim prej 60 milionë euro shitjes së tij.
Skriniar është në tregun e transferimeve këtë verë, pasi në muajt e fundit të sezonit të kaluar e humbi vendin e titullarit në skuadrën e Antonio Contes, kryesisht për shkak të sistemit të trajnerit italian me tre mbrojtës.
Mediat italiane raportojnë se kontaktet e para mes klubeve tashmë kanë nisur dhe se bisedimet janë në fazë fillestare.
Interi do 60 milionë euro për shërbimet e përfaqësuesit sllovak.