Për shumë tifozë të Interit, fillimi perfekt i këtij edicioni në kampionat me 6 fitore në po aq ndeshje të luajtura është shenjë që çon drejt titullit kampion, pasi një gjë e tillë ka ndodhur rrallëherë në historinë zikaltër.
Në fakt, për të gjetur një tjetër start të tillë, duhet kthyer në edicionin 1966-1967, kur kjo skuadër drejtohet nga Helenio Herrera dhe kalonte një nga periudhat më të arta në hs9trinë e saj.
Në atë epokë erdhën tre tituj kampion dhe dy Kupa Kampionesh, duke e bërë Interin një skuadër të njohur në të gjithë Europën. Në atë sezon, nën drejtimin e Herrerës, Interi fitoi të 6 ndeshjet e para të Serisë A dhe të gjithë menduan se do të dominonte përsëri.
Por fundi i atij sezoni nuk ishte i lumtur, përkundrazi, shumëkush e cilëson si më të dhimbshëm se 5 maji i famshëm i Interit të Ronaldos.
Titulli kampion i shkoi Juventusit me parakalim në javën e fundit, pasi Interi u mund nga Mantova në fushën e kësaj të fundit, edhe pse ajo kishte siguruar prej kohësh mbijetesën në Serinë A. Konte dhe zikaltërit janë të paralajmëruar… /vipsport/