Interi u përpoq të devijonte dhe të merrte një rrugë tjetër “in extremis”. U përpoq ta shmangte me çdo kusht këtë udhëkryq të dhimbshëm, por ja ku ishte, aty ku nuk donte të ishte. Përkundër vetvetes, ai duhet të mendojë për zëvendësuesin e Skriniar, i cili ka vendosur të kalojë në një klub tjetër me ambicie për majat.

Më konkretisht te PSG, për një pagë 9 milionë euro në sezon. Me pak fjalë, drejtuesit zikaltër duhet “të peshkojnë” nga “deti” i gjerë i tregut një mbrojtës që nuk bën të ndihet lamtumira e sllovakut. Operacioni është i vështirë në vetvete, duke pasur parasysh shkallën shumë të lartë të besueshmërisë së kapitenit aktual, e lëre më kufizimet ekonomike që kanë zikaltrit në këtë epokë.

“Antenat” fillimisht synonin tregun e parametrave zero. Nga Onana te Mkhitaryan, e kaluara e afërt mëson se marrja falas e lojtarëve ndonjëherë e bën jetën më të lehtë, si dhe llogaritë. Për këtë arsye, Marotta po piketon një mbrojtës 33-vjeçar me garanci të larta, i cili nuk duket aq i lumtur për të vazhduar atje ku është.

Fjala është për Chris Smalling me një të ardhme të lëkundur te Roma, i cili i ka pushtuar hapësirat Marash Kumbullës në rol. Verdhekuqtë tashmë kanë lëvizur për ta bindur anglezin të qëndrojë, edhe në dritën e veçantisë së kontratës së tij. Nëse ai arrin 29 paraqitje sezonale, Smalling ka një opsion deri në vitin 2024, të cilin mund ta aktivizojë në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, ndërkohë, agjenti i tij ka testuar ujërat me Interin dhe ka gjetur terren pjellor. Zikaltrit do të ishin të gatshëm të shkonin aq larg, sa të ofronin një kontratë dyvjeçare, plus një vit të tretë opsional për 3.5 milionë, plus bonuse, deri në arritjen e 4 milionëve si pagë.

Shkurtimisht, ekziston një mundësi konkrete për një tjetër rast Mikhitarian, i cili mbërriti në kampin e Inzaghit verën e kaluar si agjent i lirë, përveç atij të Dzekos të liruar për pak më shumë se një milion në verën e trazuar 2021. Për këtë arsye, Roma do të përpiqet të shmangë përsëritjen e së kaluarës, edhe nëse topi mbetet ende në këmbët e mbrojtësit anglez.

Nga ana e tyre, zikaltrit e shohin Smalling kryesisht si strumbullarin qendror të një mbrojtjeje të ardhshme me tre lojtarë: më shumë se zëvendës të Skriniar, si zëvendës të De Vrij. Gjithçka duke pasur parasysh se edhe rinovimi për holandezin, një tjetër kontratë që skadon më 30 qershor, është larg të qenit e përcaktuar.