Barcelona mund të jetë pa Luis Suarez kundër Interit në Ligën e Kampionëve, pasi sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në gju.
Suarez i ka anashkaluar ndeshjet e ardhshme të Uruguait kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë për t’u riaftësuar plotësisht nga ajo që është përshkruar si “shqetësim i vazhdueshëm” në gjurin e tij.
“Gjatë ditëve të ardhshme, Suarez do t’i nënshtrohet forcës individuale dhe punës parandaluese në “Ciutat Esportiva”,- shkroi Barça në një deklaratë të hënën.
“Progresi i tij do të përcaktojë nëse ai do të jetoi gatshëm për ndeshjen kundër Interit apo jo”.
Për pasojë, 31-vjeçari, i cili ka shënuar tri gola në 11 ndeshje për katalanasit në këtë sezon, është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në “San Siro”, më 24 tetor./vipsport/