Prej 5 vitesh ka punuar pranë Akademisë “Labeat” por bashkëpunimit me të i ka ardhur fundi dhe Ardit Gjelaj ka vendosur të nisë një përvojë të re. Këtë herë tek “Basania FC”, Akademia që po sjell shumë risi me futbollin e moshave në Zonën e Shkodrës.
Për vetë atë, kuptohet të punosh në të njëjtën Akademi me emra të tillë si Osja, Lika etj, është padyshim një kënaqësi e madhe, por njëkohësisht edhe detyrim për të bërë sa më mirë me punën e tij.
Gjelaj ka dhënë një intervistë për “Shkodra Sport” teksa ka shpjeguar arsyen pse bëri këtë zgjedhje dhe çfarë do të synojë duke punuar me ekipet U13 dhe U15 të Basanias. Për më shumë lexoni intervistën e tij dhënë për gazetën tonë:
– Ardit, pse zgjodhet Basanian per te vazhduar karrieren tuaj si trajner?
Sepse eshte nje Akademi serioze edhe per 1 vit ka pase shume suksese. Aq ma teper, duke pare edhe stafin profesionist qe eshte pjese e saj, vendosa qe t\i bashkohesha edhe une ne kete projekt te nisur.
– Si kane qene 5 vitet tuaja te Labeat?
Gjate 5 viteve te “Labeati” e kalova shume mire edhe aty jam ndjere si ne shtepine time, por mendoj qe ishte momenti dhe& koha e duhur qe te leviz. I jam shum mirenjohes edhe falenderues Kastriot Prekes dhe Franko Colajt, profesorave aktuale te Labeatit edhe i uroj shume suksese ne vazhdimesi.
– Stafi me emra te tille si Osja, Lika etj, nje arsye me shume per te bere mire ne punen tuaj?
Vertet eshte kenaqesi dhe eksperience shum e bukur te punosh perkrah ketyre emrave te medhenj. Si fillim jane djem te mire por edhe shume profesioniste.
– Çfare ju ka bere me shume pershtypje tek ambjenti i ri keto dite?
Ajo qe mka ba pershtypje me shum ashte qe ne Bushat e duan te gjithe futbollin. Sepse ne seancat stervitore kemi aq shume sportdashesa saqe ndonjehere mendojme se jemi ne stadium. E gjitha kjo eshte bere gjithçka fale presidentit Shimaj.
– Cilat jane objektivat tuaja te Basania?
Objektivi eshte qe t’i edukojme edhe t’i mesojme sa me shume brezat tek Akademia e Basanias.