Ne ndeshjen e sotme ndaj Turbines ka shenuar dy prej kater golave te Vllaznia U21, pikerisht ate qe e hapi ate dhe te dytin qe siguroi suksesin.

E kemi fjalen per sulmuesin Armir Osmani, i cili pas golit te shenuar ndaj Dinamos para disa javesh, sot eshte rikthyer serish tek goli. Ai ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa shprehet i lumtur qe rigjeti rrugen e rrjetes dhe po ashtu deklaron se Vllaznia U21 nuk do ta leshoje vendin e pare deri ne fund te kampionatit.


– I lumtur per dy golat e shenuar sot ne ndeshjen ndaj Turbines?

Sigurisht qe nuk diskutohet se jam i lumtur per golat e shenuar ne kete ndeshje, por gjithsesi detyren time po bej, te shenoj e te ndihmoj skuadren ne arritjen e objektivave te saj.


– Nje fitore e lehte kjo e sotmja?

Ne jemi nje ekip qe e vleresojme maksimalisht çdo ndeshje. Gjate gjithe javes jemi stervitur mire dhe e kishim vleresuar ndeshjen ashtu si duhet. Shenuam shpejt dhe ja arritem objektivit tone.


– Me kete fitore Vllaznia perkohesisht eshte ne vendin e pare ne renditje. Do te luftoni per ta ruajtur kete vend deri ne fund?

Kjo nuk diskutohet qe do te luftojme fort per ta arritur kete objektiv. Ne do japim maksimumin tone ne çdo neshje ne vijim dhe nuk diskutohet qe do dalim simet ne vend te pare dhe te shpallemi kampione.


– Se fundi, keni nje objektiv personal sesa gola synoni te shenoni?

Pavaresisht demtimeve te shpeshta qe kam pasur, ja kam arritur te shenoj gola sa here qe kam hyre ne fushe dhe keshtu do vazhdoj te bej edhe ne te ardhmen, por pa patur ndonje synim te veçante./SHKODRA-SPORT.COM/