E ka sezonin e tij te pare te Vllaznia dhe padyshim qe ndjehet mire ne Shkoder. Aurel Locaj, lezhjani qe kryen rolin e pergatitesit atletik tek ekipi i pare kuqeblu, ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” shprehet se e ka per nder qe eshte pjese e skuadres qe eshte djepi i futbollit shqiptar.

Njekohesisht ai ka folur edhe per demtimet e fillim-sezonit duke i dhene shpjegim asaj çfare kishte ndodhur, ashtu siç ka vleresuar edhe te gjithe trajneret me te cilet ka punuar. Njekohesisht Locaj ka folur edhe per objektivin titull te kuqebluve, per te cilin nese do te realizohej do te ishte endrra me e bukur ne jete. Per me shume lexoni intervisten e tij per gazeten tone:

– Si po ndjehet Aurel Locaj ne kete sezon te pare te Vllaznia?

Te Vllaznia ndjehem realisht shume mire dhe eshte nder te jesh pjese e djepit te futbollit shqiptar. Kam maredhenie te shkelqyera me presidentin, drejtorin, stafin teknik dhe me lojtaret. Ne keto rrethana mund te them ndjehem si ne shtepi.


– Ne fillim te sezonit kishte shume kritika per gjendjen fizike te lojtareve dhe demtimet e shumta. Çfare ka ndryshuar qe tashme nuk ka me demtime?

Ndoshta gabuam pak gjate fazes pergatitore me ngarkesat fizike dhe pas eliminimit direkt nga Europa nuk i lame lojtareve kohen e duhur te pushimit, por i lejuam te pushonin vetem 3 dite. E rendesishme qe arritem te reagojme ne kohe per t’u korrigjuar dhe t’i kthejme lojtaret ne formen qe kane sot.

– Me cilin trajner keni punuar më me komoditet?

Ne kete pike mendoj se jam njeri me fat pasi pothuajse te gjithe traineret me te cilet kam punuar jane te mrekullueshem. Secili ka menyrat e veta te punes dhe me e rendesishmja eshte te arrish te bashkepunosh. Nuk mund te veçoj asnje sinqerisht.

– A do vijoje ecuria e rezultateve pozitive rradhazi te Vllaznise?

Shpresojme qe po. Djemte jane shume profesioniste dhe kerkojne gjithmone maksimumin, kane shume ego dhe po japin gjithçka per te arritur ndeshje pas ndeshjet me te miren. Kemi dhe mbeshtetjen maksimale nga presidenti dhe drejtori e kjo na jep akoma me force per te patur nje vazhdimesi te tille me rezultate pozitive.


– Mendoni qe Vllaznia mund ta fitoje titullin kete vit?

Djemte jane te uritur dhe te gjithe pa perjashtim ne mendjen e tyre e kane kete objektiv. Gjithashtu edhe ne normalisht me shpirt e duam dhe po japim gjithçka per te arritur maksimumin. Do ishte endrra me e bukur ne jete nese do ndodhte diçka e tille.
Intervistoi: Marinela MATIJA