Vllaznia do te prese neser Partizanin ne nje sfide shume te rendesishme e cila vertete nuk mund te percaktoje shume gjera sa i takon objektivave te dy skuadrave, por gjithsesi do te jete nje bonus i mire per ta nese ia dalin ta fitojne ate.

Ne kampin shkodran e kane vleresuar maksimalisht kete sfide dhe padyshim qe do te synojne fitoren. Ne prag te saj, ka folur per “Shkodra Sport” nje nga lojtaret e ketij ekipi, pikerisht sulmuesi Demir Imeri. Ai ne prononcimin e tij per gazeten eshte shprehur i bindur se Vllaznia do te luftoje me te gjitha menyrat per ta fituar kete ndeshje.

– Neser Vllaznia do te luaje me Partizanin ne nje perballje direkte per kreun. Si e shihni kete perballje?

Eshte nje ndeshje e rendesishme kur e kemi parasysh kualitetin qe posedon Partizani, por te gjithe ne besojme dhe jemi optimista per rezultat pozitiv.

– Eshte gati Vllaznia per te marre maksimumin?

Vllaznia si me çdo takim ka luajtur futboll te hapur dhe sulmues. Edhe neser eshte e njejta gje. Do te mundohemi te bejme lojen tone dhe te marrim maksimumin.

– Besoni se Vllaznia do te munde te marre 3 piket?

Shiko, e rendesishme eshte qe ekipi te marre 3 piket. Do bejme me te miren ne kete ndeshje.

– Cili eshte objektivi juaj personal ne kete perballje? Do mund t’i shenoni gol Partizanit?

Une mund te them qe neser do te jap maksimumin. Nese do te shenoja apo asistoja thjeshte do te ishte nje numer me shume ne account-in tim.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ