Nga Marinela MATIJA
Ka luajtur fiillimisht ne Superiore me kete skuader, por prej tre sezonesh ne kategorine e pare dhe me ne fund diten e djeshme iu gezua serish rikthimit ne eliten e futbollit shqiptar. E kemi fjalen per kapitenin e Flamurtarit te Vlores, futbollistin shkodran Denis Pjeshka. Me ne fund perpjekjet u kurorezuan me sukses dhe ky emer i madh i futbollit shqiptar u rikthye aty ku i takon te jete.
Kapiteni Pjeshka permes shume emocionesh ka rrefyer ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” veshtiresite e kaluar per te mberritur deri ketu, por njekohesisht ka folur edhe per te ardhmen e tij ne Vlore. Per me shume lexoni intervisten e tij:
-Denis, fillimisht urime per ngjitjen ne Superlige…
Shume faleminderit per urimin tuaj.
– Keni qene prej me shume se 4 sezoneve pjese e skuadres se Flamurtarit dhe ke dhene nje kontribut shume te madh per kete ekip. Si ndiheni qe tani pas shume perpjekjeve jeni ne Superlige serish?
Po ne fakt prej 4 vitesh rresht jam ne Vlore dhe pas 3 vitesh ne kategorine e pare arrijme objektivin- Superiore dhe normalisht qe jam i lumtur per kete sepse Flamurtari eshte nje emer i madh qe i duhet Superliges.
-Ishte e veshtire arritja e ketij suksesi kur ngjitja u sigurua vetem ne javen e fundit?
Ishte e veshtire, ndoshta sepse edhe ekipet rivale kane gabuar shume pak gjate sezonit, por e rendesishme eshte qe objektivi u arrit.
-Ju keni mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek skuadra vlonjate. Nje pergjegjesi me shume kjo?
Kuptohet qe eshte vleresim dhe pergjegjesi e madhe te jesh kapiten i kesaj skuadre.
– Si jeni ndjere gjate ketyre viteve te Flamurtari?
Si ne shtepine time. Prandaj kam vite qe jam ketu dhe ndihem mire.
-Kujt ia dedikoni suksesin e ketij sezoni?
Te gjitheve qe kane kontribuar ne kete sukses, por ne veçanti familjes time qe e kane perjetuar edhe me shume se une.
-Do te vijoje Pjeshka te jete pjese e Flamurtarit edhe ne Superiore sezonin e ardhshem?
Per kete do vendosim ne vijim, por normale qe opsioni i pare per mua eshte Flamurtari.