Nga Marinela MATIJA
Iliria ia doli. Pavaresisht se e nisi fazen e dyte ne vendin e trete, ajo ia doli te fitonte ndaj dy rivaleve te saj dhe si rrjedhoje mori me shume merite vendin e pare ne renditje duke siguruar edhe ngjitjen ne kategorine e pare. Nje objektiv i arritur me sukses dhe tashme ka mbetur edhe nje finale, ajo ndaj Luftetarit per te tentuar edhe fitoren e titullit kampion te kategorise se dyte.
“Arkitekti” i kesaj Ilirie eshte nje emer shume i njohur i futbollit shqiptar- Dritan Smajli. E provoi kete sukses me Veleçikun dhe Beselidhjen dhe ndonese iu afrua shume afer, nuk ia doli. Dhe tashme ishte e treta e verteta dhe me Ilirine provoi suksesin e tij te pare si trajner.
Ish- mbrojtesi i Beselidhjes, Vllaznise dhe i disa skuadrave te tjera, ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku ka folur per suksesin e ketij sezoni, por edhe per te ardhmen nese do te vazhdoje te jete serish ne pankinen e Ilirise apo jo. Per me shume lexoni intervisten e tij:
-Smajli, urime per ngjitjen nje kategori me lart me ekipin e Ilirise…
Faleminderit shume per urimin.
-I jeni bashkuar Ilirise kur ajo ndodhej ne vendin e katert. Si ia dolet te ambientoheshit aq shpejt, per te “parakaluar” tre skuadrat qe ishin me lart ne renditje dhe te arrinit objektivin?
Normalisht e mora ne nje situate jo te mire skuadren pasi i gjeta ne vend te katert, gje qe e bente shume te veshtir arritjen e objektivit per vete specifiken qe ka ky kampionat. Pata besim te palekundur duke njohur nje pjes te mire te lojtareve. Normalisht qe beme nje pune kolosale te gjithe bashke per te arritur kete gje qe kemi arritur sot dhe per kete nje merite te veçante kane futbollistat qe i jane pergjigjur kerkesave te mia.
– Çfare bete ndryshe qe solli reagimin e duhur te skuader per te shkuar tek suksesi?
Shume e rendesishme ne punen time eshte te krijoj maredhenie te mira me lojtaret, t’i bej te japin maksimumin. Stervitje pafund qe ne çdo ndeshje lojtaret te arrijne te dominojne çdo kundershtar dhe besoj faktet flasin. Merita eshte e gjitheve, duke filluar nga punetori i fushes, magazinieri, guzhinieri, koleget e mi, presidenca dhe tifozet qe nuk na braktisen asnjehere.
-Pyetja e zakonshme ne nje fundsezoni eshte ajo nese Dritan Smajli do te vazhdoje te jete ne krye te Ilirise edhe ne sezonin e ri?
Kemi dhe nje ndeshje te dielen qe eshte finalja per titullin kampion te kategorise se dyte ndaj Luftetarit dhe besoj qe me pas do ulemi dhe do flasim per vazhdimesine. I pari me te cilin do ulem te bisedoj eshte presidenti aktual pasi kemi bere nje pune te shkelqyer sebashku. Çdokujt qe me ka ngacmu ne telefon, i kam thene qe pa biseduar me presidentin aktual nuk mund te hyj ne bisedime me nje te dyte sepse esht çeshtje burrnie dhe morale. Une keshtu jam.(www.shkodrasport.com)