Futbolli i femrave përditë e më shumë po merr përmasa edhe më të mëdha edhe në Shqipëri. E nëse ka diçka se me çfarë të krenohemi me të, padyshim janë disa rezultate që ka arritur Vllaznia dhe kombëtarja shqiptare në arenën ndërkombëtare. Dhe pjesë e këtyre sukseseve është edhe një futbolliste e të dy këtyre dy ekipeve, pikërisht Megi Doçi. Ajo është golashënuesja më e mirë e gjithë kampionateve të futbollit teksa e ka kaluar numrin 200 të tyre, ka shënuar edhe me kombëtaren dhe padyshim që është emblema e këtij lloj futbolli aktualisht sot në Shqipëri.
Por në fakt, ne nuk njohim anën tjetër të kësaj kampioneve, vendlindjen e saj, pasionet e saj e shumë gjëra të tjera. Prandaj dhe do të mundohemi t’i nxjerrim ato përmes kësaj interviste ekskluzive për gazetën “Shkodra Sport”.
-Faleminderit që pranove të jesh pjesë e kësaj interviste. Së pari dua të të përgëzoj për fitoret e skuadrës edhe për kontributin tënd. Së dyti, sa e vështirë është të mbash një lidhje të fortë mes qyteteve si Burreli, Tirana e Shkodra, sepse me të tre të lidh diçka shumë e fortë apo jo?
-Për mua nuk konsiderohet aspak vështirësi pasi me të tre qytetet më lidhin gjërat që më bejnë jetën më të bukur: Burreli është vendlindja ime dhe aty kam familjen, Tirana është vendi ku unë vazhdoj të shkollohem dhe Shkodra është vendi me të cilin më lidh pasioni im. Tre gjëra që ma bëjnë jetën më të bukur dhe nuk besoj të jetë vështirësi. Më shumë është kënaqësi të kalosh jetën në një ambjent të tillë.
-Si e përjeton një femer sportin e futbollit, duke qenë se historikisht është një fushë e dominuar nga djemtë?
-Si fillim ka qenë e vështirë pasi dhe jemi paragjykuar, por tani dhe njerëzit janë më të familjarizuar që ka dhe futboll femrash dhe kemi filluar të kemi mbështetje. Shpresojmë që me kohen t’i bëjmë të ndihen krenarë dhe për ne duke qenë pjesë e evenimenteve të rëndesishme siç pati dhe kombëtarja e meshkujve pse jo dhe më shumë dhe sigurisht që do vazhdoj të shijoj çdo min të pasionit që kam unë për futbollin.
-A mendon se ti ke një talent të trashëguar në futboll apo e ke fituar me stërvitje dhe pasion?
-Mendoj se duhet një kombinim I të trejave pasi pa njëra tjetrën nuk besoj të ecet çdo talent duhet të ushqehet që në rastin tim duhet shumë stërvitje që të bëhesh talent dhe që të bësh stërvitje duhet të jesh I motivuar nga dëshira e pasioni!
Po nuk pate pasion nuk mund të motivohesh për të bërë stërvitje, po nuk bëre stërvitje nuk bëhesh talent.
4.Cili është personi i parë që ia dedikon golat e shënuar brenda dhe jashtë familjes?
-Çdo sukses timin ia dedikoj familjes pasi ajo ka qenë mbështetja ime më e madhe dhe ka bërë maksimumin për të më mbështetur dhe për këtë jam krenare dhe do t’u jem mirënjohëse gjithmonë. Golat ua dedikoj stafit teknik që ka bërë një punë të jashtëzakonshme me këtë ekip, shoqeve të ekipit, pasi golat nuk I kam shënuar vetëm unë dhe golat nuk janë vetëm nga unë. Golat janë të ekipit pavarësisht sepse është një punë e palodhur e lojtareve të tjera në fushën e lojës që unë të shënoj. Por nuk do lë pa përmendur njerëzit në shkallët e stadiumit që na mbështesin tej mase.
5.A mendon se futbolli të plotëson, apo Megi ka edhe një anë tjetër që ne nuk e njohim?
-Në jetë kurrë nuk mund të mjaftohesh nga një punë, profesion. Duhet të jemi sa më të perfeksionuar. Për momentin jam duke përfunduar masterin dhe krahas tij ndjek pasionin tim për futbollin që për mua s’do jetë kurrë lodhje apo bezdi. Të tjerat le t’i mbeten të ardhmes!
-A e ke menduar ndonjëherë që po të kishe lindur në ndonjë vend tjetër të Evropës do kishe pasur më shumë njohje dhe privilegj?
-Për të qenë e sinqertë e kam menduar. E kam menduar jo për faktin se këtu nuk jam e kënaqur, përkundrazi ndihem shumë e lumtur që jam pjesë e Vllaznisë dhe për këtë falenderoj stafin e Vllaznisë me në krye presidentin Lazër Matija. Shumë e lumtur jam dhe për faktin që jam pjesë e kombëtares dhe jam krenare që kam përfaqësuar vendin tim në ligat më të larta si Champions League, kualifikueset e botërorit me kombëtaren etj.
Për t’iu përmbajtur pyetjes, e kam menduar për arsyen sepse vendi ynë nuk jep shumë mundësi për rritje në karrierë. Kjo ndoshta sepse jemi një vend i vogël dhe nuk tërheqim shumë vëmendje.
-Më mirë ndiheni në takat e këpucëve për femra apo kur jeni mbi takat e këpucëve të futbollit?
-Të qenit femër nuk ndryshohet nga fakti se çfarë profesioni ushtrojmë. Kur është për t’u sjellë si femër, sillemi dhe vishemi si të tilla, taka, fustane etj dhe kur është për t’u veshur si futbolliste vishem si e tillë. Gjithçka varet nga ambienti ku jam. Unë ndihem shumë mirë në të dyja dhe ajo çka jam unë nuk ndryshohet nga profesioni, çka tek ne shihet si një profesion për djem.
-Përvec dashurisë tënde si futbolli dhe përveç të dashurit si topi i futbollit, a do kemi në horizont edhe një dashuri tjetër?
-Më pëlqen pyetja që bëre! Derisa kemi ardhur në jetë do t’i kalojmë të gjitha. Normal si çdo person tjetër dhe unë dashuroj, por gjithçka në kohën dhe momentin e duhur. Për momentin jam më shumë e fokusuar te karriera ime, të tjerat do i shohim më vonë…
-Çfarë ndjesie përjeton Megi kur arrin të shënojë gol dhe shikon fytyrat e gëzuara të shoqeve të ekipit dhe sidomos të trajnerit? Si i festoni golat ju gocat, si bëhet festa mes jush?
-Kur unë shënoj nuk kam fjalë ta përshkruaj atë moment. Po them ndihem shumë e lumtur në vete dhe shumë shumë më e lumtur që arrij t’ia kthej dhe ekipit dhe stafit në një farë mënyre mundin e bërë në gëzim duke fituar duke ia shpërblyer gjithë atë lodhje. Kur unë shënoj apo dikush tjetër shënon, nuk ka shumë ndryshim. Çdo fitore apo gol janë sukses I gjithë ekipit pavarësisht se kush shënon. Si festoj? Janë gjëra që më lindin natyrshëm nuk është se I paramendoj. Thjesht të shënosh një gol të bukur është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në fushën e lojës.
-Të falenderoj pa masë për kohën tënde…
-Falenderimi shkon për ju edhe sa më shumë suksese
Intervistoi: Pamela Rroku