Kjo është intervista e fundit që kollosi Agim Tafili ka dhënë për një media shqiptare, pikërisht për gazetat “Intervista” dhe “Emigranti”. Ka ndodhur në vitin 2007. Agimi nuk kishte shumë dëshirë të fliste për veten, nuk kishte dëshirë “të shiste mend” për çka ka arritur në karrierën e tij. Ka dashur të mbeste gjithnjë ai modesti i zakonshëm dhe për rrjedhojë, ia vlen ta lexojmë se gati 5 vjet më parë ky kampion duke folur mbi jetën e tij mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

 AGIM TAFILI: JETA IME MES SHQIPËRISË DHE GREQISË

Agim Tafili, i lindur në Berdicë të Shkodrës, më 19 maj të 1960, ka  qënë dhe mbetet deri tani mjeshtri më i madh i çiklizmit në vendin tonë, sidomos që prej vitetve 80-të, por ndoshta edhe i gjithë historisë së çiklizmit shqiptar, i cili ka arritur të korrë suksese si asnjëri tjetër në vendin tonë në këtë sport. Tafili me një karrierë të pasur në sportin e çiklizimit, duke e quajtur me të drejtë mjeshtri i madh i biçikletës, është edhe një simboli i një sportisti cilësor dhe me gjitha tiparet që duhet ta karakterizojnë një sportist të tillë, por gjithashtu në ditët e sotme ai është edhe një familjar shumë i mirë. Që prej fundit të vitit 1991 ai ndodhet së bashku me familjen e tij në Patra të Greqisë, por që shpesh lëviz edhe në drejtim të Shqipërisë. Në një intervistë eskluzive për për gazetën “Intervista” dhe “Emigranti” Tafili ka rrëfyer gjithë jetën e tij sportive dhe familjare, e cila është e ndarë në mes dy shtetesh: Greqisë dhe Shqipërisë.

Mejdan Zhivani: Tafili mund të na flisni pak për momentet e para të fillimit të karrierës suaj sportive?

Agim Tafili: Karrierën time sportive në çiklizëm e kam filluar që në moshën 14-vjeçare. Ka qënë mësuesi i atëhershëm i fiskulturës Bahri Asllani, i cili më sygjeroi që unë t’i hyja sportit të çiklizmit, duke më ofruar pranë trajnerit të ekipit të të rinjëve në atë kohë Ruzhdi Muriqi. Pas pesë muajsh stërvitje unë arrita që të shpallem kampion për të rinj me ekipin e Vllaznisë, sukses të cilin e përsëris edhe në 1976 dhe 1977.

Po pastaj…?

-Nisur nga rezultatet e para që arrita në karrierën time, egoja dhe dëshira për këtë sport u shtua akoma më shumë, duke punuar me përkushtim të madh dhe në moshën 17-vjeçare marr pjesë në rrethin e parë çiklistik me të rriturit, duke zënë vendin e tretë. Në vitin 1978, atëherë në moshën 18-vjeçare jam ndër pretendentët kryesor për fitimin e titullit kampion,por vetën në limitin e fundit nuk arrij dot, për shkak sepse shpohen dy gomat. Pas këtij vitit do të vijnë katër tituj radhazi kampion në çiklizëm, pikërisht në 1979 dhe 1980 me ekipin e Partizanit, pasi unë në atë periudhë shkova ushtarë dhe të gjithë sportistët në atë shkonin ushtarë në klubin e kuq, duke e vazhduar karrierën, pastaj dy titujt e tjerë1981 e 1982 me ekipin e Vllaznisë. Në vitin 1983 është një shkëputje e vogël nga sporti për t’u rikthyer edhe një herë në podiumin e kampionit në vitet 1984 dhe 1985. Më pas vijnë edhe 6 tituj të tjerë kampion, ku do të përmendja vëllain tim Sytkiun dhe kolegun Brahim Sykja.

-Përveç titujve kampion keni fituar edhe çmime të tjera në këtë periudhë, mund të na thoni edhe disa të tjerë….?

-Po përveç trofeve në arenën kombëtare, ku thuajse në vitet 80-të nuk falëm gjë, kemi korrur suksese edhe në arenën ndërkombëtare. Vlen të theksohet vendi i dytë i Shqipërisë në rrethin çiklistik të 29-të në Turqi me vetëm 4 sekona më pak se vendi i parë B.S. Gjithashtu dua të kujtoj pjesëmarrjen në botërorët e vitit 1979 në Hollandë dhe në vitin 1994 në Katania (Itali).

-A mbani mend se sa trofe keni fituar në karrierën tuaj sportive?

-Po! Kam fituar 6 tituj kampion si individ, 7 si ekip, 2 herë fitues në spartakiada si individ, 8 herë fitues i anketës së “10 sportistët më të mirë të vitit” etj. Gjithashtu në vitet 1980-90 kam qënë edhe kapiten i ekipit kombëtar., pa harruar këtu titujt e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit” e shumë e shumë tituj të tjerë.

-Duket se keni edhe diçka për të thënë për fillimet e karrierës suaj…

-Sigurisht që do të doja të veçoja se fillimi i karrierës sime ishte pa dijeninë e babait, por me dijeninë e axhës Rexhep.

-Pas viteve 90-të e ju keni emigruar për në Greqi. Na tregoni mënyrën se si mbërritët atje, ku u vendosët fillimisht dhe pse u larguar nga Shqipëria?

-Se pse u larguam nga Shqipëria dihet nga të gjithë, pra janë kushtet ekonomike jo të mirë këtu, prandaj si shumë të tjerë edhe ne atëherë u larguan nga ky vend. U vendosëm në Patra, ku banoj edhe sot. U largova nga vendi ynë në fund të vitit 1991 me dokumenta të rregullta së bashku me familjes. Më parë unë kisha lidhur një kontratë me ekipin e çiklizmit të këtij qytetit, që quhej POP (Podhilatikos Omilo Patros), përkrah grekut të shquar në këtë sport Kanellopullos. Falë kësaj kontrate së bashku me familjen u pajisëm me dokumenta të rregullta që atëherë e vazhdoj t’i kem edhe sot. Këtu vazhdova të merrem me sportin e çiklizmit deri sa i dhashë lamtumirë.

-Ndonëse në këtë periudhë vazhdonit karrierën tuaj sporitve në Greqi, keni marrë pjesë edhe në rrethet çiklistike të Shqipërisë…?

-Se kam marrë pjesë gjatë këtyre viteve edhe në rrethet çiklistike të vendit tonë është e vërtetë, por vetëm një herë në vitin 1996, atëherë në moshën 36-vjeçare dhe atëherë arrita të zë vendin e dytë në Shqipëri. Këtu i kam dhënë fund karrierës sportive në vendin tonë, ndërsa në Greqi një vit më vonë në 1997.

-Duke qëndruar te akomodimi juaj i fillimit në Greqi, sa i vështirë ishte fillimi për ju?

Fillimi! Kuptohet shumë i vështirë. Në një vend të huaj ku nuk njihje askënd dhe nuk dije gjuhën e atij vendi vështira shtohej në maksimum, por me kalimin e ditëve filluam që të ambjentoheshim, duke mësuar dalëngadalë gjuhën, por edhe duke u njohur me botëkuptimin e këtij vendi, ku ndodhemi edhe sot.

-Mund të na bëni një krahasim midis asaj kohe, kur ju keni mbërritur në Greqi dhe tani, në lidhje me kushtet e shqiptarëve si emigrant?

-Në pamje të parë duket fare e lehtë për ta bërë një krahasim. Në atë periudhë, që mbërritëm ne, shumë pak shqiptarë kishte me letra dhe shumë të tjerë pa to. Ndërsa sot kushtet janë ardhur duke u përmirësuar me legalizimin e tyre me dokumenta të rregullta. Sigurisht që jeta emigrantit është e vështirë si me dokumenta të rregullta, por edhe pa to kuptohet, por sikur ndihesh më i qetë në vetvete kur je në rregull me ligjet e atij shteti ku banon dhe jeton.

-Mendoni se një ditë shqiptarët do të kthehen përfundimisht pranë vendlindjes së tyre?

-Normalisht them se nëj ditë shqiptarët do të kthehen për të punuar në Shqipëri, por ndoshta duhet të kalojë shumë e shumë kohë, për dhjetra arsye.

-Me çfarë merret sot Agim Tafili?

-Punoj në një ndërmarrje si hidrualik.

-Pse kështu nga një figurë sporti e madhe në një punëtor të thjeshtë?

-Dihet që jemi emigrant dhe duhet të jetojmë. Në vendin tonë ende nuk është arritur ai standart jetese që t’i jepet vendi i duhur gjithësecilit.

-Pse nuk merremi më me sportin e çiklizmit?

-Unë në fakt aktivizohem me këtë sport në rolin e konsulentit pranë ekipit grek POP (Patrës), ku kryesisht merrem me trajnimin e të rinjëve.

-Mbani lidhje me komunitetin shqiptar në shtetin helen?

Sigurisht që po. Në Patra thuajse me të gjitha familjet shqiptare mbajmë lidhje po thuajse për çdo rast shkëmbejmë vizita apo pijmë ndonjë kafe, kur kemi kohën e duhur të pushimit.

-Po shtypin shqiptar vjen këtu dhe a e lexoni?

-Përgjithësisht vjen dhe e lexojmë, por më kryesoret unë lexoj ato sportivet dhe pa harruar edhe gazetën “Intervista” dhe “Emigranti” të cilat vijnë këtu dhe ne i lexojmë gjithnjë, madje trajtojnë tema shumë të mira dhe të domosdoshme për ne emigrantët. Por edhe gazetat e tjera shqiptare.

-Mendoni se një ditë do të ktheheni në Shqipëri?

-Normalisht një ditë do të kthehem, por tani për tani nuk mund të jam diçka të saktë.

-Pse?

-Sepse kushtet ekonomike, fatkeqësisht në vendin tonë vazhdojnë të jenë ende të rënduara, pastaj kam edhe arsye të tjera.

-Nëse do t’u afronte dikush në Shqipëri një post në drejtim të sportit të çiklizmit do ta braktisni Greqinë?

-Në këto kushte jo. Përsëri kushtet e këtij sporti janë të rënduara. Por nuk është vetmi ky shkaku kryesor tani, por janë edhe arsyet familjare që do ta kisha refuzuar një poste të tilla, që në fakti i kam refuzuar.

-Por për çfarë posti bëhet fjalë?

-Duke falenderuar të gjithë drejtuesit e FSHÇ, për respektin që kanë treguar ndaj meje dhe kontributin e dhënë në sportin e çiklizmit, por unë vitet e fundit vazhdimisht kam refuzuar të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar në çiklizëm.

-Por ju sikur lëvizni shumë shpesh në drejtim të Shqipërisë?

-Po është e vërtetë se lëviz shpesh, por ka dy arsye. E para se unë kam njerëzit e mia në Shkodër apo në qytete të tjera të vendit tonë dhe më merr malli për ta dhe dua që t’i takoj, duke mos harruar asnjërin. Dhe e dyta kam djalin futbollist që aktivzohet me ekipin e Vllaznisë, Alsidin, i cili është vetëm 19-vjeç dhe dua që t’i qëndroj sa më pranë.

-Pra, një ditë Agim Tafili do të kthehet në Shqipëri?

-Po, por jo tani.

-Cila është jeta juaj familjare?

Kam dy fëmijë, djalë e vajzë. Djali Alsidi, që siç e thashë edhe më lart ka pasur dëshirë që të meret me futboll dhe jo me sportin e babait të tij, ndërsa vajza Dezdemona 24-vjeçe, e cila është e martuar në Greqi, ndërsa gruaja është e papunë.

-Pse e sollët Alsidin për të vazhduar karrierën futbollistike në Shqipëri, pikërisht në Shkodër, ndërkohë që ai mund të kishte rezultuar më i suksesshëm në shtetin helen edhe për vetë kushtet më të mirë që janë atje?

-Me thënë të drejtën jam larguar me mall nga vendin im dhe kam pasur gjithnjë dëshirë që djali im, gjithnjë nëse arrin të bëhet dikushi, i cili deri tani duket se është në rrugë të mbarë, të kontribojë për ngjyrat e Vllaznisë. Ngjyrat kuqeblu i kam në gjak dhe e kam të vështirë ta ndahem prej tyre, pasi kam ngritur shumë trofe për këto ngjyra. Pra, jam shumë i lidhur me vendin tim të lindjes.

Intervistoi: Mejdan ZHIVANI