Gattuso përgatitet për finalen e Kupës së Italisë: “Ndjej një persion të çmendur.

Ndjej peshën e futbollistëve dhe tifozëve mbi shpatullat e mia, – tha trajneri i Milan. – Për ne është finalja e Kupës së Botës, duhet të lodhi, të luajmë si ekip dhe të jemi kurajoz.”

Në krah të tij, gjatë konferencës për shtyp ishte edhe kapiteni i Juventus: “Kam besim, është gjithmonë e bukur të luajmë ndeshje të tillë dhe jam i kënaqur që do të përballem me Juven. Duhet të jemi cinikë.”

– Trofeun e fundit Milan e ka fituar në Doha, Superkupën e Italisë ndaj Juventus. Ju ku ishit?!

– E pashë në televizor. U lumturova dhe festova, sepse Milan kishte kohë që nuk merrte trofe.

Ne tani jemi një skuadër e re. 10 muaj më parë, në ditën e parë të sezonit, tifozët treguan një entuziazëm të madh dhe kjo është ajo që ndjejmë në këto momente: për ne, finalja e Kupës së Italisë vlen si finalja e Kupës së Botës.

Nuk ka nevojë të karikoj ekipin sepse ata e dinë rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarin, që ka një mentalitet fituesi të rrënjosur dhe ka shkuar dy herë në finalen e Champions League.

Duhet të provojmë të fitojmë sepse kam ndjesinë se mund të bëjmë diçka të rëndësishëm.

– Mendoni se keni ndonjë shans më shumë se Brocchi, që humbi në finalen e Kupës së Italisë, të fundit të luajtur nga Milan?

– Mendoj për veten dhe futbollistët e mi, edhe pse Brocchi është një nga miqtë më të mirë që kam.

Duhet t’i lejojmë shumë pak shanse Juventus dhe të bëjmë lojën tonë me personalitet dhe pa frikë.

Nuk duhet të druhemi nga forca e tyre, por të jemi kurajoz. Edhe një ekip i fortë si Juventus ka defekte, shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur.

– Në ndeshjen e kampionatit, Milan vuajti kryesisht futbollistët e freskët të Juventus në minutat e fundit të ndeshjes. Si mund të shmanget kjo?

– Me organizimin e lojës dhe duke njohur karakteristikat e kundërshtarit. Cuadrado dhe Costa kërkojnë gjithmonë superioritetin dhe ne duhet të luajmë në bllok dhe të dyfishojmë markimet.

Na duhet të lodhemi. Nëse e mendojmë, truri mund të bëj gjëra të jashtëzakonshme dhe ne duhet të kemi në kokë mendësinë e fituesit në çdo moment.

– Keni fituar 8 trofe me Milan. Cila është diferenca në prag të finaleve si futbollist dhe si trajner?

– Si futbollist isha i çmendur, i ndjeja shumë ndeshjet e rëndësishme dhe isha supersticioz.

Sot si trajner ndjej më shumë presionin, ndej peshën e miliona tifozëve mbi shpinë dhe atyre që më duan.

Relaksohem vetëm gjatë stërvitjeve, por për ndeshjen me Juventus nuk do të mendoj më tani, sepse ndryshe nga do të fle në darkë.

Për të qenë një skuadër e madhe duhet të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin.

Një individ të jep fitoren në ndeshjen të veçanta, ndërsa vetëm një grup i bashkuar të jep trofetë.

– Kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën tuaj si trajner? Do t’i mbani një fjalim lojtarëve dhe Bonucit që sfidën të kaluarën?

– Nuk kam një marrëdhënie të tillë me futbollistët, e rëndësishme është të japim maksumin dhe nëse kundërshtarët janë më të fortë, atëherë do t’i shtrëngojmë dorën.

E rëndësishme është të dalim nga fusha pa pasur pishmanllëqe dhe të japim gjithçka në mundësitë tona.

Unë kështu e shoh sportin. Jam 40 vjeç dhe është ndeshje më e rëndësishme e karrierën time, edhe pse si trajner kam drejtuar shumë ndeshje. Nëse trofeu nuk vjen, do të shohim përpara.

– Do të luajë Bilglia apo Locatelli?

– Bilgla mund të jetë një armë shtesë në vazhdim të lojës. Në këto 15 ditë ka bërë gjëra përtej çdo mundësie njerëzore dhe na ka vënë në vështirësi në zgjedhjen e formacionit.

Për Milan është shumë e rëndësishme të ketë futbollistë me të tillë mentalitet. Locatelli do të jetë në formacion dhe e kam parë në formë në ndeshjen ndaj Verona.

– Ancelotti tha se bën tifo për ju…

– Nuk kam folur me të këto ditë, edhe pse kam ruajtur kontakte të vazhdueshme.

Kam folur me Sacchi, më ka uruar dhe mu bë qejfi. Carlo e si që unë jam skaramatik dhe e di se nuk do t’ja kapja telefonin, ndërsa Sacchi nuk mund ta lija në pritje. Kam shumë respekt për të.

– Si është Suso?

– Pres që ai të na ndihmojë në të dyja fazat e lojës. Në këtë moment po i kërkojmë shumë, por nuk mund të bëjmë ndryshe.

Nuk mund t’i lejojmë vetes që disa futbollistë që ruajnë freskinë për të sulmuar më mirë. Uroj që ai të shënojë në mundësinë e parë që do t’i jepet./telesport/