Nga Marinela MATIJA

Pas nje sezoni te mire me skuadren e Teutes, basketbollisti shkodran rikthehet serish te Vllaznia, ekip qe ne fakt e vuajti jo pak largimin e tj nje vit me pare. Por objektivat qe kuqeblute kane kete sezon, bene qe Memçaj te jete serish nen urdherat e trajnerit Bekteshi. Ai eshte nje nga lojtaret me te spikatur te kampionatit te basketbollit ne Shqiperi dhe pritet te jete nje ndihmese shume e madhe per skuadren.

Kete gje ai e tregoi edhe ne ndeshjen e pare te kampionatit, ku ishte pikeshenuesi me i mire duke treguar se edhe ne ndeshjet e ardhshme do ta ndihmoje jo pak Vllaznine per arritjen e objektivave te saj. Elian Memçaj ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku ka folur per rikthimin e tij ne Shkoder,

– Elian, jeni shpallur ne 5-shen e lojtareve me te mire ne javen e pare te kampionatit. Si ndiheni?

Nga njera ane ndihem i lumtur, por nga ana tjeter mund te them qe nuk me intereson shume kjo arritje personale pasi ishte ndeshja e pare e sezonit ne shtepi dhe pesuam humbjen gje qe stastistikat e mia ate ndeshje nuk na ndihmuan per fitoren e pare. Por gjithsesi shpresoj qe te vazhdoj me te njejtat paraqitje dhe te zhvillojme ndeshje sa me te mira ne te ardhmen.


– Keni luajtur sezonin e kalur me Teuten dhe vendoset te riktheheni serish tek Vllaznia, pse ky rikthim?

Po, sezonin e fundit une isha pjese e ekipit te Teutes ku zhvillova nje sezon teper te mire dhe kur mbaro. sezoni me kontaktuan disa ekipe duke perfshire dhe Teuten, por Vllaznia erdhi me objektiva te qarta dhe isha i interesuar dhe pse jo mos te vazhdoj te jap kontributin tim per qytetin qe kam lind dhe jam rritur.

– E niset kampionatin me humbje perballe Teutes. Çfare nuk shkoi?

E nisem me humbje dhe po e perseris nuk e mendonim humbjen. Nuk shkoi mire pjesa e mbrojtjes pra pika kryesore e nje loje basketbolli dhe si rrjedhoje e kesaj ekipi i Teutes perfitoi nga gabimet tona te shumta dhe na kaluan para duke arritur fitoren e tyre te pare. Kishim dhe gabime te tjera, por besoj qe kemi nxjerr mesime nga ndeshja dhe shpresoj te rikthehemi me fitore nga ndeshja e rradhes, ajo qe do te luajme ne kryeqytet ndaj Tiranes.


– Klubi Vllaznia kete sezon ka bere disa blerje te mira duke rikthyer keshtu edhe nje nga lojtaret me te mire siç jeni ju, por edhe Shestanin apo duke marre edhe disa basketbolliste amerikane. Si e shikoni vazhdimesine e kesaj skuadre?

Eshte e vertete se Vllaznia ka bere disa blerje shume te mira dhe duket qarte qe edhe nga lojtaret te cilet ka mbledhur qe ne fillim te muajit gusht duket se ekipi i Vllaznise ka synime te qarta dhe ne do mundohemi ne maksimum per t’i realizuar ato.


– Do vazhdoje Memçaj te qendroj gjate tek Vllaznia apo ka plane te tjera per te ardhmen?

Per momentin jam i fokusuar tek ekipi me te cilin luaj. Me te synojme te zhvillojme ndeshje te mira dhe te jemi te pergatitur ne maksimum per realizimin e objektivave. Te ardhmes nuk i dihet kurre, po t’i marrim gjerat me rradhe dhe pastaj te vendosim per te ardhmen.