Vllaznia U21 prej nje muaji ka nisur pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Ne krye te saj kete here eshte vendosur nje emer i njohur si Elvis Plori. Ai ka nisur nje projekt te ri dhe ne bashkepunim me drejtuesit e klubit mendojne nje organizim perfekt te tij ne menyre qe brenda nje periudhe te shkurter, te dalin edhe lojtare cilesore per ekipin e pare.

Por per te mesuar diçka me shume ne lidhje me kete projekt, me perberjen e ekipit dhe synimet e tij, gazeta “Shkodra Sport” ka zhvilluar nje interviste me trajnerin Plori, interviste te cilen mund ta ndiqni me poshte:

– Plori, si po ecen procesi stervitor me ekipin U21 gjate ketij muaji qe keni filluar punen?

Stervitja po ecen shume mire. Sportistat tregojne se kane nje deshire te madhe per te punuar, kushtet i kemi shume te mira dhe stafi eshte i plote duke ju perkushtuar maksimalisht ketyre sportisteve ne menyre qe te jene sa me te plotesuar si nga ana fizike, tekniko-taktike por edhe psikologjike. Kemi vazhduar me alternimin e seancave stervitore si ne fushe ashtu dhe ne palester. Githashtu keto dy jave do bejme dhe 2 miqesore me ekipe te ndryshme.

– Cili eshte kontigjenti aktual i lojtareve qe ke ne dispozicion?

Kemi nje kontigjent qe perbehet nga 20 lojtare duke mos perfshire lojtaret qe sterviten tek ekipi i pare qe jane nen moshen 21 vjec, po ashtu duke mos perfshire dhe lojtaret qe 2 ose 3 seanca ne jave vijne nga akademia.


– Çfare te rejash po mundohet te fuse tek ky ekip Plori?

Te rejate ket vit mendoj se do jene pjesa me e interesante e ndertimit te ekipit U 21 duke bere harmonizimin mes lidhjes se lojtareve qe vijne nga akademia, kryesisht U19, normalisht lojtaret qe kane kapacitete do te perfshihen direkt ne aktivizimin tek U21 dhe njohjen me mire dhe me shpejt ndernmjet sportistave qe jane pjese e ekipit te pare dhe luajne me U21.

Kjo per faktin se vitet e fundit eshte dashur pak kohe me e gjate qe keto lojtare te njihen, te shikohen dhe te sociolizohen me ekipin e pare. Pra po mundohemi qe te krijojme nje lidhje me te shpejte pavarsisht moshes, qe do te thote nuk do kete shume rendesi a eshte 17, 18, 19 vjeç por do aktuvizohet me U21. Gjithashtu kemi shtuar dhe stervitjen individuale me keto lojtare qe i gjithe grupi i trajnereve duke perfshire trajneret e ekipit te pare, neve tek U21 dhe ato te akademise duke ju bere nje plan stervitor individual qe te permiresojne dhe te jene sa me shpejt gati per ekipin e pare.

Duket se kemi gjetur nje deshire shume te madhe per kete plan nga sportistet dhe nje gatishmeri shume te larte nga klubi. Them se eshte risi dhe do kete frytet e veta brenda nje kohe shume te shkurter.

– E mendoni te forte kampionatin e sivjetem te 21 vjeçareve?

Kampionati mendoj se do jete i forte duke marre parasysh se edhe ekipet e tjera elitare te futbollit shqiptare kane hedhur syte nga lojtaret e produktit vendas sepse e shohin se eshte nje menyre qe pasuron klubin dhe kenaq tifozet.Por ne kemi planet shume te qarta si klub duke menduar per lojtaret tone qe te jene sa me te kompletuar dhe jo shume per kampionatin, por gjithsesi mentalitet fituesi do kene sepse jemi Vllaznia.

– Cili do te jete prioriteti i punes tuaj me kete ekip?

Prioriteti dhe perkushtimi im maksimal do jete qe te kaloj sa me shume sportista efikas dhe te kontribuoj tek klubi im.


– A eshte duke iu mbeshtetur ashtu si duhet klubi ne kete projekt qe keni nisur?

Nga klubi kam mbeshtetjen maksimale. Gjithashtu nga koleget e mi, Borshi, Dervishi, Kadia per te cile kam nje falenderime sepse jane vertete djem me shume pasion dhe profesionalizem. Per kete ndjehem shume i kenaqur qe ky projekt i bere dy vjet me pare po vihet ne pune me nje deshire dhe seriozitet nga te gjithe se bashku. Veç keshtu mund te arrijme te kemi shume me teper cilesi dhe progres ne punen qe bejme.

– Edhe dicka, disa lojtare te ekipit tuaj po kerkohen huazim nga ekipet e tjera. Mendoni se me mire per te ardhmen e tyre eshte te vazhdojne te luajne me U21 apo te kalojne tek keto ekipe?

Mendoj se ne qofte se huazimet do jene tek ekipet e superliges siç ishte ai i Kainas vitin e kaluar ku luajti ke Kastrioti, jane shume pozitive dhe me te mira. Por ne qofte se huazimet behen tek ekipe ku seancat stervitore nuk jane ne kushtet e nje futbollisti profesionist, gjithashtu ne qofte se dhe atje ku shkon klubi nuk ka ambicje, them se nuk i vlejne per rritjen e tij profesionale por gjithsesi klubi besoj se mendon seriozisht per keto lojtare derisa i ka nen kontrate./SHKODRA-SPORT.COM/