Nga Marinela MATIJA
Levizja e fundit ndoshta ka qene e papritur. Damian Bekteshi u largua nga drejtimi i Vllaznise se basketbollit per shkak edhe te mungeses se rezultateve, por zevendesuesi i tij ndoshta nuk pritej te ishte Eni Llazani. Ky i fundit ka qene ne drejtimin e ekipit te Kamzes, por duket se i nuk i rezistuar dot ofertes se drejtuesve te ekipit shkodran dhe i thane “po” menjehere.
Ne nje interviste eksluzive per gazeten “Shkodra Sport” trajneri i ri i kuqebluve ka shpjeguar edhe arsyen pse vendosi te marre drejtimin e Vllaznise ne kete moment te veshtire dhe po ashtu, ka dhene edhe mendimin e tij se çfare do te mundohet te beje per ta nxjerre skuadren nga momenti i veshtire ku ndodhet.
– Eni, urime per detyren e re ne krye te Vllaznise…
Faleminderit!
– E merrni Vllaznine e basketbollit ne nje momente te veshtire. Çfare ju shtyu ta pranoni oferten per te marre drejtimin e kesaj skuadre?
Eshte krenari per mua te jem ne drejtim te Vllaznise duke patur parasysh historine qe ka ky klub. Momenti nuk eshte ideal dhe tashme nuk ka kohe per te humbur, por ekipi ka potencial dhe kjo me ben optimist.
– Cilat jane objektivat tuaja personale dhe profesionale?
Objektivi eshte t’i marrim gjerat me rradhe dhe vemendjen e kemi tek ndeshja e rradhes ndaj Tiranes. Eshte e veshtire te flasim per objektiva nga vendi i fundit. Objektivat do i percaktoje ecuria e ekipit. Ne fund do ia leme punes te flase.
– Do shohim nje Vllazni ndryshe tani ne drejtimin tuaj?
Ekipi nuk ka ndryshime ne rradhet e tij per momentin. Ne vazhdim ne qofte se do jete nevoja do shikojme per afrime.
– Çfare do ndryshoni te skuadra?
Tani po punojme qe te ndryshojme frymen dhe fokusin e skuadres, sidomos ne mbrojtje.