Nga Marinela MATIJA

Ne dy ndeshjet e fundit ka mbajtur shiritin e kapiteni ne mungese te Bekim Balajt dhe ai eshte pare tejet i motivuar te beje me te miren ne fushen e lojes. Erdenis Gurishta ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ku ka folur per ndeshjen e kupes ndaj Dinamos, per pretendimet e Vllaznise, por edhe per rinovimin e kontrates.

-Gurishta ndeshja e pare gjysmefinale e kupes ndaj Dinamos u mbyll ne barazim duke lene gjithçka te hapur per kualifikimin. Do te ndryshoje diçka Vllaznia ne lojen e saj ne ndeshjen e kthimit?

Ishte nje ndeshje ku ne kerkonim ta fitonim ne menyre qe te ishim me te qete ne ndeshjen e kthimit. Por duke pase parasysh qe ishim pa sulmues tipik, e dinim veshtiresine e ndeshjes, gjithsesi ne ndeshjen e kthimit mendoj se do te jete diçka krejt tjeter dhe besoj qe do te jemi ne skuadra finaliste.

-Fokusi i Vllaznise vazhdon te jete i perqendruar tek te dy trofete?

Kane mbetur edhe 4 ndeshje te fundit ne kampionat dhe do te tentojme me çdo kusht te jemi ne vendin e dyte, qe pastaj ne “Final 4” te kemi barazimin ne favor. Ndersa per ndeshjen e kthimit ne kupe pothujse kemi dhe 3 jave kohe te pergatitemi dhe sigurisht qe edhe aty do te tentojme suksesin. Do luftojme ne çdo ndeshje deri ne fund te sezonit si ne kampionat, si ne kupe dhe kam besim qe ky vit do te flase per ne.

-Gurishta meqe ju jeni edhe nje nder lojtaret qe ka luajtur nen drejtimin e trajnerit Brdariç edhe para 4 sezoneve, edhe tani, a mund te na thoni a ka ndryshuar loja e trajnerit Bradriç krahasuar me heren e pare?

Edhe vitin e pare qe trajneri erdhi ne Shkoder, po ashtu dhe kete sezon eshte munduar qe te zhvillojme te njejten loje, por pastaj ka shume faktore qe ndikojne te paraqitja. Mos te harrojme qe kete sezon kemi pas probleme me demtimet si asnjehere me pare, gjithsesi ekipi ka zhvilluar ndeshje shume te mira edhe kete kampionat dhe shpresoj qe meqe jemi drejt fundit ta rrisim lojen dhe te arrijme ate qe te gjithe e presim.

-Se fundi, kontrata juaj me Vllaznine mbaron ne fund te sezonit. Do te kemi rinovim dhe Gurishta te vijoje te qendroje tek Vllaznia?

Po, e vertete qe mbaron kontrata ne fund te sezonit. Kemi pas disa diskutime, por jo konkrete. Jam i fokusum qe ta mbyllim me sukses sezonin pastaj le te shohim per te ardhmen.