“Atletik Club Shkodra” eshte nje nga Akademite me te njohura ne Shkoder keto vitet e fundit. Nje vend ku punohet ne menyren me te mire te mundshme dhe padyshim qe merita e sukseseve qe kane arritur deri tani, eshte stafi i trajnereve qe punojne aty.
Njeri prej tyre eshte Erion Mandi. Shumekush e njeh mire sepse kemi te bejme me nje trajner shume pasionant, nga duart e te cilit kane dale lojtare shume te mire qe sot luajne ne ekipe te ndryshme.
Por, nderkohe “Shkodra Sport” ka vendosur qe permes nje interviste te zbuloje me shume rreth karrieres se tij si futbollist fillimisht, e me pas si trajner. Mandi ka folur njekohesisht edhe per pasionet e tij dhe po ashtu edhe per te ardhmen. Per me shume lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:
– Erion, shume vete ju njohim, por per ata qe mbase nuk ju njohin, a mund ta thoni cila eshte lidhja juaj me futbollin?
Une kam mbaruar studimet ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” ne degen e Edukimit Fizik dhe prej 8 vitesh ushtroj detyren e mesuesit te kesaj lende. Lidhja me futbollin fillon qe ne moshe te vogel sepse si per çdo femije endrra e madhe ishte te behesha nje fotbollist i mire. Per fatin e mire ne, moshen 9 vjeçare kisha nje trajner shume te mire dhe asnjehere nuk do ta harroj emrin e tij, profesor Ardian Arren, te cilin e kam si model qe dua ta ndjek tashme si trajner.
– Cila ka qene karriera juaj me futbollin e luajtur?
Qe nga mosha 9-19 kam qene pjese e ekipeve te moshave te Vllaznise. Ne moshen 20 vjeçare kam lujtur per 3 sezone per ekipin e Veleçikut. Pastaj kam kaluar me ekipin Antena Nord te futsalles ku kam luajtur per 4 sezone dhe pastaj jam bere pjese e ekipit Vllaznia futsall per 5 vite. Me pas terhiqem nga futbolli i luajtur nga angazimet ne trajnimin e femijeve te vegjel.
– Kur keni filluar te trajnoni dhe me cilat ekipe ke punuar deri tani?
Kam filluar te trajnoj para 10 vitesh teksa ne sezonin 2012-2013 kam punuar me ekipin Rozafa. Aty kam qendruar per dy sezone dhe me pas kam kaluar tek ekipi The Door Shkodra per disa sezone dhe tani tek Atletik Shkodra.
– Permendet kete destinacionin tuaj te fundit. Pse iu bashkuat “Atletik”?
Jam pjese e Atletik Klub Shkodra qe nga fillimet e saj si akademi sepse jam pjese e nje grupi shokesh qe kane pasion sportin dhe jam pjese e themelimit te kesaj akademie.
– Çfare ka te veçante “Atletik” ne krahasim me akademite e tjera?
Te Atletik Klub Shkodra ka shume te veçanta, po une po permend disa: Jemi shume komunikues me femijet dhe prinderit. Po ashtu spikat menyra e organizimit, stafi prefesionist e se fundi, jemi shume bashkepunuesa.
– Çfare lloj trajneri eshte Erion Mandi, i rrepte, i komunikueshem apo i drejteperdrejte?
Erion Mandi eshte nje trajner shume komunikues si ne fushe dhe jashte saj.
– Cilat jane synimet tuaja ne karrieren si trajner?
Per momentin jam mire te kjo moshe, tek U11, por ne vazhdim nuk e fsheh si mundesi trajnimin e nje ekipi prefesionist te moshave te ndryshme.
– Cilet jane sportistet me te mire qe keni stervitur gjate ketyre viteve?
Kam pasur shume sportista te mire. Nuk doja t’i veçoja me emra se ka shume, por 3 sportista do t’i permend emrat e tyre: Aris Ara, Ilgers Brahimaj, Siar Hoxhaj dhe nje emer vajze do ta permend Aldisa Kronaj.
– A ka femije te talentuar tek “Atletik”?
Po, tek “Atletik” ka shume femije te talentuar.
– Do te jeni gjate prane futbollit?
Padyshim qe do jem dhe per disa vite prane futbollit sepse ai eshte pjese e jetes time.
Intervistoi: Gjergj KOLA