Prej tre ditesh i eshte ngarkuar nje detyre e re, ajo e trajnerit te ekipit U17 te Akademise Vllaznia dhe si rrjedhoje Flanres (Ersi) Çaku ndjehet me i vleresuar dhe njekohesisht, me i vendosur per ta bere mire ate sepse ngjyrat kuqeblu jane embleme per çdo shkodran.
Pas pervojave disavjeçare me ekipe te ndryshme te moshave, Çaku tashme do te nise nje pervoje te re, per te cilen premton se do te beje me te miren per ta bere ashtu si duhet. Nje gje te tille e thote edhe ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:
– Çaku, urime per detyren e re…
Faleminderit!
– Tani do te drejtoni nje nga ekipet e Akademise Vllaznia, nje prej me te mirave ne vend. Sa pergjegjesi eshte kjo nga ana profesionale dhe personale?
E prita me shume kenaqesi ftesen e drejtuesve te Akademise dhe gjej rastin t’i falenderoj per besimin qe me kane dhene per drejtimin e ekipit U17. Eshte kenaqesi te punosh dhe t’i sherbej Vllaznise. Çdo detyre e re ka pergjegjesi profesionale, por personalisht pergjegjesite me kthehen ne sfida per te punuar sa me shume ne anen profesionale.
– Cilat do te jene objektivat qe do te synoni te arrini kete sezon?
Objektivat per kete moshe jane gjithmone te qarta: Te punohet sa me shume ne anen profesionale ne menyre qe keto djem neser te jene e ardhmja e Shkodres, pse jo edhe me lart.