Rikthehet ne fushen e blerte pas me shume se 9 muajsh dhe tashme Abdurrahman Fangaj “ka filluar te marre fryme lirshem”. Mbrojtesi shkodran e ka lene pas demtimin dhe periudhen e rikuperimit duke luajtur pak minuta me Vllaznia U21 ne ndeshjen e djeshme ndaj Tiranes.
Fangaj ka folur pasditen e sotme me gazetarin Andi Gjurgjej duke dhene nje interviste per “Shkodra Sport” ku ka folur per periudhen e veshtire te rikuperimit, problemet qe ka hasur, ka permendur njerezit qe e kane ndihmuar gjate ketyre muajve, por edhe ka shpalosur synimet per te ardhmen. Per me shume ndiqni intervisten e tij dhene per gazeten tone:
– Riktheheni pas nje kohe te gjate ne fushen e blerte. Na flisni pak per emocionet e rikthimit tuaj?
E vertete, rikthehem pas nje periudhe kaq te gjate dhe emocionet jane te medha sepse gjate gjithe kesaj periudhe e kam mendur diten e rikthimit.
– Ju kishin munguar ato?
Realisht me kishin munguar shume emocionet e ndeshjes.
– Ishte i mundimshem per ty kjo faze e gjate e rikuperimit?
Ishte e mundimshme por me durim dhe besim tek Zoti dhe mbeshtetjen e familjes gjithçka behet me e lehte. Dua te falenderoj te gjithe ata qe me kane ndihmuar gjate rikuperimit, por ne veçanti Ergys Rexhen dhe qendren e fizoterapise Orthomed Sport qe jane me te miret ne vendin tone, po ashtu shokun dhe trajnerin me te ri ne Shkoder Ergi Borshi dhe nje person tjeter qe eshte pjese e suksesit te Vllaznise pasi punon me shume lojtare, Alfred Mulaj me palestren e tij Fitness.center.xxl.
– Si e ndjeni veten tani?
Tani e ndjej veten shume me mire, por me duhen minuta me shume qe te arrije me te miren nga vetja ime.
– Mund te themi se dje realizuat dy gjera njekohesisht, rikthimin ne fushen e blerte dhe debutimin me ngjyrat kuqeblu ku luajtet per vetem 7 minuta. Ndiheni i kenaqur deri ne kete faze?
Normalisht qe ndjehem shume i kenaqur por deshira me e madhe eshte qe te bej debutimin me ekipin e pare.
– Jeni duke stervitur me ekipin e pare?
Po, jam duke stervitur rregullisht.
– Nese trajneri do vendoste qe te perfshihesh ne ekipin e pare do ishit i gatshem per te kontribuar per kete ekip?
Ne çdo moment jam i gatshem per ekipin e pare, por trajneri bashke me stafin do ta shikojne dhe vendosin se kur do te luaj.
– Tifozet shkodrane jane entuziazmuar per rikthimin tuaj. Çfare i premtoni atyre?
Shume tifoze me kane mbeshtetur dhe per kete i falenderoj te gjithe. Une i premtoj atyre qe do te jap me te miren time per ngjyrat kuq e blu dhe shpresoj dhe besoj qe do te festojme shume trofe bashke.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ