Eshte vetem 25 vjeç dhe ka nje vit qe merret me menaxhimin e lojtareve. Vetem ditet e fundit ai dhe koleget me te cilet punon, kane bere tre transferta te rendesishme, dy prej te cilave jashte vendit dhe ai padyshim qe ndjehet mire.

E kemi fjalen per Denis Balajn, ish- futbollistin e Vllaznise. Duke pare qe karriera e tij mund te mos shkonte dot ne nivele te larta, vendosi t’i futet nje fushe tjeter por qe ka lidhje serish me pasionin e tij te madh.

Balaj ka pranuar te flase ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ne lidhje me kete fushe me te cilen po merret aktualisht duke pranuar veshtiresite qe ka hasur, por edhe ate se çfare synon per te ardhmen. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:


– Denis pershendetje…

Pershendetje!


– Ne nje moshe te re dhe e keni nisur me sukses rrugetimin tuaj si menaxher futbolli, apo jo?

Po, nuk e kam menduar kurrë në fakt këtë punë e cila mund të them me plot gojën se ka nisur rastësisht. Por per momentin ndihem mire edhe kam besim se do të bëj gjëra të mira edhe në vazhdim, edhe pse jam në moshë të re. Eshte pune e veshtire por normal qe do zgjidhja diçka afer sportit per karrieren time.


– A mund te na thuash, pse zgjodhe menaxhimin?

Siç e thashe edhe me lart, ndodhi si rastsisht por edhe e mora me qejf dhe deshire, sidomos per lojtaret e rinj qe t’i ndihmoj, sepse sot menaxhimi eshte i rendesishem per futbollistet.

– Pse e mbyllet aq shpejt me futbollin e luajtur?

Un jam realist dhe gjithmone kam ecur me idene qe duhet te behesh futbollist i madh dhe me karriere ose te mos luash ne kategori te uleta. Prandaj dhe zgjodha qe te bej diçka tjeter me jeten dhe karrieren time. Pavaresisht se ishte nje enderr qe u mbyll shpejt, por sot ndihem mire me punen e re dhe jam optimist. Ndoshta s’ishte e shkruar per t’u bere futbollist.


– Per cilen kompani menaxhimi punoni?

Per momentin te them te drejten nuk jam fiks me nje kompani por mbeshtetje te madhe me ka dhene miku im Endri Muçmata dhe kompania e tij. Punojme bashke dhe kemi besim tek njeri-tjetri. Jemi te rinj dhe me deshire per karriere te paster.


– Sa kohe ka qe merreni me menaxhim dhe sa levizje keni realizuar deri tani?

Eshte bere 1 vit, e kam filluar 24 vjeç. Natyrisht ne moshe te re dhe ka qene shum e veshtire qe te krijosh besim sepse duhet te punosh dhe me njerez me te medhenj. Te mos harrojme se sot jam vetem 25 vjeç. Per momentin ndihem mire dhe pretendoj qe ne nje te ardhme te afert te jem me i pergatitur. Ne vitin e pare te punes time si menaxher kam realizuar 2 transferime lojtaresh.
Kete vit nderkohe deri tani kam bere 3 transferta (Jurgen Bardhi, Rejan Alivoda dhe Uerdi Mara) dhe shpresojme qe te realizoj dhe tjera meqe kemi dhe rreth 2 muaj merkato.


– E veshtire te merresh me lojtaret dhe me klubet?

Te them te drejten eshte e veshtire shume sepse secili ka pretendimet e veta dhe kushtet e veta. Por nderkohe duhet te gjendet gjuha e perbashket qe ne fund te jene te kenaqur te gjithe.

– Se fundi, cili eshte synimi juaj si menaxher per te ardhmen?

Une kam si qellim qe te bej nje karriere te suksesshme dhe te paster dhe te ndihmoj futbollistet qe ta kene me te lehte te tregojne aftsite e tyre. Puna ime kryesisht do jete e fokusuar sidomos tek futbollistet e rinj te cilet ne nje vend si Shqiperia dhe me plot talent, kane nevoje per vemendje dhe mbeshtetje te madhe.
Intervistoi: Gjergj KOLA