Nga Marinela MATIJA

Para gati dy muajsh u zyrtarizua tek skuadra me e mire shqiptare keto vitet e fundit- FC Ballkani dhe kjo e ka bere te ndihet mire mbrojtesin shkodran Geralb Smajli. Pervoja e tij me Vllaznine e ka ndihmuar te rritet shume nga ana profesionale dhe jo me kot sot eshte tek skuadra e tij e re, e cila ka shpenzuar jo pak nga ana financiare per te marre sherbimet e tij.

22 vjeçari shkodran ka pranuar sot te flase per gazeten “Shkodra Sport” duke dhene impresionet e para pas largimit nga Vllaznia, por edhe per ambientin e ri qe ka gjetur ne Kosove teksa perfaqeson skuadren me me emer aktualisht te ketij kampionati. Ja si i eshte pergjigjur pyetjeve tona numri 2 i Ballkanit:


– Si po e ndjen veten Smajli tek Ballkani?

Jam shume i lumtur qe jam pjese e Ballkanit sepse po ndihem shume i vleresuar nga te gjithe ketu, nga stafi, drejtuesit dhe tifozet.


– Jeni i kenaqur me minutazhin tuaj deri tani?

Po. Qe ne fillim kur erdha, te gjithe me mbeshteten dhe po luaj çdo ndeshje dhe prandaj mund te them se eshte kenaqesi shume e madhe qe po luaj per kete ekip me shume emer keto vitet e fundit.


– Ku jeni vleresuar me shume, tek Vllaznia apo Ballkani?

Tek te dy ekipet jam i vleresuar sepse Vllaznia me dha mundesine per te treguar veten, ndersa ketu te Ballkani po me vleresojne shume. Jam edhe krenar qe te dy klubet bashkepunuan per kalimin tim tek skuadra e Ballkanit.

– Cili eshte raporti i Smajlit me klubin Vllaznia tani?

Raporti eshte shume i mire. Me te gjithe aty kam kaluar momentet me te bukura, sepse ka patur shume te tilla dhe i falenderoj te gjithe. Njekohesisht mendoj qe nje dite do jap serish kontributin tim per ekipin e zemres.


– Si eshte raporti juaj me trajnerin Ilir Daja?

Raportet jane shume te mira. Qe ne momentin qe kam ardhe ketu, me ka udhezuar per mire ne çdo seance stervitore dhe shpresoj t’ia shperblej me paraqitjet e mia ne çdo ndeshje.


– Objektivi i Ballkanit serish titulli kampion edhe kete sezon?

Patjeter qe po. Objektivi i Ballkanit çdo vit eshte titulli kampion dhe kualifikimi ne grupet e “Uefa Conferenc League”. Deri tani jemi ne vendin e pare dhe shpresoj qe ta ruajme ate deri ne fund./www.shkodrasport.com/