Nga Endri ÇINARI

Daniel Lekndreaj tashmë është rikthyer në parket. Basketbollisti shkodran ka lënë pas dëmtimin dhe po shkëlqen si zakonisht. Në një intervistë për “Shkodra Sport”, ai tregon për periudhën e dëmtimit. Vështirësitë që ka kaluar e po ashtu edhe për ekipin e Vëllaznimit. Gjithashtu Lekndreaj nuk harron as objektivat personalë apo edhe Vllazninë.


-Paraqitje spektakolare së fundmi, si ndiheni pas rikthimit nga dëmtimi?

Ndihem shume mire, per faktin se rikthimi i shume kerkuar deshti Zoti te kurorezohet me nje paraqitje te mire per minutat qe u paraqita nen fanellen kuq e zi dhe ndjeva emocione te vecanta per faktin qe iu riktheva parketit pas 5 muajsh dhe per ngrohtesine e shfaqur nga tifozeria vendase, mikpritje qe nuk pershkruhet me fjale dhe u ndjeva njeri nga ta. Dhurata me e mire ishte kontributi ne ekip per fitoren e pare pas nje serie negative te rezultateve. Spektakolare ne fakt ishte tifozeria gjakovare dhe menyra se si me prezantuan, stimul shtese te jap me te miren e mundshme ne lojen e pare me fanellen qe mbart ngjyrat me te bukura ne bote, kuptohet dhe te tjerat ne vijim.


-Ishte një periudhë e vështirë për ty?

Periudhe e ngarkuar psikologjikisht sepse perkohesisht u shkeputa nga puna qe bej me se miri dhe pasioni im jetesor, modestine anash por dhe formen e mire qe po kaloja. Gjithsesi, gjate fazes se rikuperimit nga lendimi qe mora ne fazen e kualifikimeve te FIBA-s veres qe lame pas kam patur fatin t’i kem afer meje ne secilin moment njerezit me te dashur dhe profesionistet qe kujdesen per mua jashte parketit, Familja ime , federata Shqiptare ne krye presidentin Ponari , agjentin tim Kelmendi trajneret kondicional, dhe profesionistet e tjere te fushave respektive te nevojshme per riaftesimin tim.


-Tashmë pjesë e Vëllaznimit, një ekip me pretendime apo jo?

Kam ardhur tek Vllaznimi pikerisht per shkak te pretendimeve per te arritur sa me larte dhe cilesise ne ekip. Gjithsesi, nuk preferoj te bej prognoza te caktuara mbi arritshmerine sportive te ekipit tim por cilesia ekipore eshte evidente dhe besoj qe me shume pune dhe perkushtim maksimal ekipor, neve do te arrijme te krijojme harmonine, komponimin dhe rezultatet e nevojshme per te na mundesuar te arrijme sa me larte ne kupe dhe lige.


-Cili është objektivi i Danielit këtë sezon?

Objektivi im i perhershem mbetet te ndihmoj ekipin ne arritjen e secilit objektiv dhe secilen here te rris rendimentin ekipor ne parket. Them se ekipi po merr formen e duhur dita dites dhe uroj qe grupi te arrij formen optimale sa me shpejte dhe te shfaqim me te miren tone dhe t’i argetojme tifozet tane me lojen qe bejme por me e rendesishmja te sjellim rezultatet qe ato presin nga ne. Do jap maksimumin per kete ekip dhe ne fund te sezonit bashke me perfaqesuesin tim analizojme hapat e metutjeshem ne karriere.


-Prej disa sezonesh në Kosovë, kur do të të shohim tek Vllaznia?

Ka vite qe po e shijoj basketbollin ne Kosove ku luhet basketboll kualitativ dhe uroj te vazhdoj tutje. Ketu jam si ne Shkoder dhe ndjehem rehat. Shpresoj qe nje dite te kthehem tek Vllaznia por se kur eshte dita nuk di ta them tani. Shkodra eshte shtepia ime e ne secilin aspekt dhe uroj qe jo vetem basketbolli por secili sport te lulezoj ashtu siç e meriton qyteti yne./SHKODRA-SPORT.COM/