Nga Marinela MATIJA

Qe ne moshe te vogel ka enderruar te behet si Megi Doçi dhe prej saj eshte udhehequr vazhdimisht. Nderkohe te shtunen e kaluar ne ndeshjen ndaj Tiranes, ajo ia ka dale te shenoje 4 gola, nje me shume sesa idhulli i saj dhe padyshim qe kjo eshte nje arritje. E kemi fjalen per Klaudia Borcin, sulmuesen e Vllaznise.

Futbollistja qe ende nuk i ka mbushur 19 vjeç ka arritur te shenoje deri tani 10 gola duke qene nder shenueset me te mira te kampionatit. Ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ajo flet per golat, Vllaznine dhe te ardhmen. Per me shume lexoni intervisten e lojtares se Vllaznise Klaudia Borci:


– Klaudia urime per fitoren kunder Tiranes, ne te cilen kontribuar edhe ju duke shenuar plot 4 gola. Si ndjeheni?

Faleminderit per urimin. Pas çdo fitoreje te ekipit, si çdo lojtare edhe une ndihem mire por kur fitorja vjen edhe nepermjet golave te shenuar nga ana ime normale qe ndihem akoma me e lumtur.

– Pas javes se peste te kampionatit, Vllaznia kryeson e vetme renditjen. Objektivi eshte serish i njejti: Titulli kampion?

Ne bejme detyren tone ne çdo ndeshje dhe japim maksimumin qe ekipi yne ne asnje ndeshje mos ta diskutoje fitoren dhe fale ketij vleresimi dhe pune te vazhdueshme Vllaznia eshte perseri ne vend te pare dhe do te vazhdoje keshtu edhe ne te ardhmen.


– Jeni shpallur vitin e kaluar si lojtarja me e mire e vitit per te rejat. Do arrini edhe kete vit ta rrembeni kete çmim?

E vertete qe para nje viti u shpalla “Talenti i vitit” ne futbollin e femrave dhe ishte normale qe te isha e gezuar dhe akoma me e lumtur isha kur une shenova disa gola te rendesishem me ekipin e Vllaznise dhe gjithashtu luajta te gjitha ndeshjet me komberaren e femrave U19 ku isha edhe golashenuesja me e mire. Kete vit po luaj vazhdimisht me ekipin e pare te Vllaznine dhe gjithashtu shenova nje gol te rendesishem ne ndeshjet e Champions League ku fituam 3-0 me kampionen e Gjeorgjise. Keto jane arritjet e mia per kete vit, per te tjerat pastaj vendosin te tjeret.


– Prisni qe te jeni e grumbulluar me shume me kombetaren?

Une po punoj shume qe te luaj sa me shume me ekipin tim Vllaznia dhe normale qe grumbullimi me ekipin kombetar eshte enderr e çdo lojtare por detyra ime eshte te jap gjithçka per Vllaznin dhe pastaj çeshtja e grumbullimit me kombetaren nuk eshte ne doren time.


– Ku do e shohim Klaudian ne te ardhmen, cila esht deshira juaj dhe cili eshte objektivi juaj personal?

Per momentin jam e fokusuar tek ekipi i Vllaznise dhe dua te jap maksimumin tim aty dhe e ardhmja ime eshte te luaj me ndonje ekip te madh ne Europe. Deshira dhe objektivi eshte qe te mos ndalem me Vllaznine duke fituar gjithçka ku une do jap gjithçka./www.shkodrasport.com/