Ildi Gruda eshte blerja e pare e Vllaznise ne merkaton e kesaj vere. Sulmuesi shkodran qe eshte rritur tek Akademia kuqeblu, beri nje shtegtim 4 vjeçar, fillimisht ne Malte, me pas te Shenkolli dhe ne tre sezonet e fundit, para se te kthehet serish ne qytetin e tij te dashur.

Tek skuadra per te cilen kane luajtur edhe kater xhaxhallaret e tij dhe per kete arsye, ne nje prononcim te shkurter per faqen zyrtare te klubit, Ildi do te shprehej: “Jam shume i kenaqur qe do te luaj per Vllaznine sepse edhe familja ime eshte e lidhur ngushte me kete skuader dhe shpresoj te jap maksimumin per te”.

I pyetur nese kishte hezituar per t’i thene “po” ofertes se Vllaznise, Gruda do te shprehej: “Nuk jam menduar dy here, sepse ishte çeshtje zemre”.

Eshte vetem dita e pare e tij si futbollist i Vllaznise, skuader per te cilen ka firmosur per tre vitet e ardhshme dhe Ildi Gruda ka edhe nje premtim te pare: “Do te bej maksimumin per ta çuar emrin e kesaj skuadre aty ku i takon. Premtoj se do te bej me te miren per kete skuader”.

Me fanellen e Vllaznise me pare kane luajtur edhe kater pjestare te tjere te familjes Gruda, pikerisht xhaxhallaret Selman, Aziz, Bujar dhe Shpetim Gruda. Ildi eshte i pesti dhe padyshim qe do kete shume arsye per te treguar vlerat me fanellen kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/