Prej 5 vitesh larg Shkodres e Shqiperise megjithate e ndjek rregullisht Vllaznine, skuadren e tij te zemres me te cilen u be i njohur ne fushen e futbollit. E kemi fjalen per ish- mbrojtesin Ilir Dibra. Ndonese tashme ne Kanada, ai eshte gjithmone me mendjen te skuadra kuqeblu

Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, Dibra eshte ndalur tek fillimi i sezonit i Vllaznise, duke analizuar rezultatet e para te saj dhe nderkohe, eshte shprehur se skudra duhet te tregoje shume maturi ne fushe dhe jashte saj per te arritur objektivat qe i ka vene vete. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:


– Dibra, prej vitesh larg Shkodres, por besoj Vllaznine e keni ndjekur vazhdimisht apo jo?

Edhe pse po me behen 5 vite qe jetoj ne Kanada, ndeshjet e Vllaznise i ndjek rregullisht nepermjet rrjeteve sociale dhe lajmeve sportive. Ajo eshte skuadra ime e zemres dhe natyrisht nuk mund te qendroj pa mesuar se çfare behet me te.

– Si e keni pare ju Vllaznine ne dy ndeshjet e para te kampionatit, por edhe ne ndeshjet e Conference League?

Ne ndeshjen e pare me Erzenin mendoj se ka qene nenvlersim i skuadres ku dhe humbi. Pra skuadra e kishte marre lehte ndeshjen. Ne te dyten, ate ndaj Kukesit, e kishte vleresuar ne maksimum kundershtarin dhe fitoi me rezultat 2-1 me ate gol ne minutat e fundit te shteses te realizuar nga Marku. Sa i perket ndeshjes se Conference League mendoj se skuadra beri maksimumin.


– Çfare u ka pelqyer deri tani te skuadra?

Me pelqen menyra sesi ka filluar te organizohet ekipi i Vllaznise per ta ngritur aty ku i takon emrin e saj ku detyren me te madhe e ka presidenti i saj Alban Xhaferi.

– A ka nevoje Vllaznia per ma teper nderhyrje ne merkato per te arrite synimet e veta apo me kete grup qe ka mundet te kapi objektivin?

Mendoj se tani eshte vone per te bere nderhyrje ne merkato. Mendimi im eshte se do te kishte qene me mire qe te kishin marre nje sulmues golashenues. Persa i perket grupit qe ka, mendoj se do te luftoje per te dale kampion pasi ka vite qe kjo gje i mungon Shkodres. Deshira ime e madhe eshte qe ajo te shpallet kampion por eshte shpejt se duhen shikuar edhe ekipit tjera per te dhene nje pergjigje me te sakte.

– Si ish mbrojtes, si e shikoni Vllaznine ne krahasim me ekipin e nje viti ma pare, ku ka ndryshuar pothuajse totalisht qendra e mbrojtjes?

Duke e krahasuar me nje vit me pare mendoj se reparti i mbrojtjes ka qene me stabel me pak ato gabime individuale qe u bene gjate kampionatit qe kaloj. Jane larguar lojtare dhe kane ardhur te tjere ku mendoj se do ta bejne punen shume mire ne repartin e mbrojtjes.

– E fundit, sipas jush a do ia arrije skuadra e Vllaznise te shpallet kampione ne fund te sezonit?

Me nje deshire te madhe do te thoja po, por eshte heret duke pare qe vetem dy ndeshje jane luajtur. Dhe ne fund te kesaj interviste une dua te bej nje pershendetje per tifozat e zjarrte te Vllaznise dhe ne veçanti per dy nipat e mi Rinin dhe Eginin qe jane tifoze te zjarrte dhe e duan me zemer kete skuader.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI