Si shumë fëmijë në Shkodër, sportin e ka nisur me futbollin, por më pas Jetmir Jahaj e ka gjetur veten shumë mire në fushën e fitnesit dhe më pas si mësues I Edukimit Fizik. Asnjëherë larg sportit dhe sot e gjen veten si trajner atletike tek Sport Klub Vllaznia. Për të gjitha këto dhe më shumë, Jetmiri është shprehur për intervistën e realizuar për “Shkodra Sport”
– Kur ka nisur dëshira për sportin?
Dëshira për sportin ka nisur që në fëmijëri, por në moshën 19 vjeçare filloi të zhvillohet më shumë, sepse nisa rrugëtimin në fushën e Edukimit Fizik.
– Ku e ke ushtruar këtë pasion për here të parë?
Për here të parë e kam ushtruar në moshën 10 vjeçare, ku familja më regjistroi në një nga ekipet e grupmoshave në sportin e futbollit.
– Kishe shumë vite që merreshe me pasionin tënd, palestrën. Sa e vështirë ishte ta lije për t’u bërë trajner atletike?
Të them të vërtetën dëshira për të pasur një fizik të bukur dhe të shëndetshëm ka qenë gjithmonë në plan të parë, fushën e fitnesit e kam ushtruar, që në moshën 17 vjeçare, por me periudha të shkëputura.
Pastaj pasi përfundova studimet në fushën e Edukimit Fizik, mu ofrua mundësia të punoja si instructor në fushën e fitnesit, nuk e mendova shumë, sepse më pëlqyen kushtet dhe ambient ku unë kasha mundësi të jepja kontributin tim në këtë fushë.
Përsa I përket vështirësisë ta lija sipunë, ta quajmëqë po ishte, sepse për ta ushtruar vetë personalisht nuk do e lë asnjëherë. E kasha shumë të vështirë nga fakti, sepse mora 7 vjet experience nga ajo fushë, por e kam menduar mire dhe nuk jam I zhgënjyer me vendimin që kam marrë.
– Çfarë të lidh me atletikën që zgjodhe pikërisht atë?
Zgjodha atletikën, sepse është sporti, I cili më bëri të dashurohesha me të dhe pse ndoshta e fillova ta ushtroja në moshë pak jo të përshtatshme 17 vjeç, deri në moshën 24 vjeçare, por kasha fatin e madh të ushtrohesha me të ndjerin Profesorin Vildan Tufi, icili me metodikën e tij si trajner më bëri të dashurohesha dhe më shumë me këtë fushë dhe ja ku jam sot, sërish pjesë e këtij sporti tani si trajner.
– A ia vlen të jesh trajner në këtë sport?
Përderisa unë kam zgjedhur të jem trajner në atletikë, kuptohet që për mua është me shumë vlerë, sepse unë aty ndihem shumë I lumtur.Duhet të shtojmë që përsa I përket interesit, këto vitet e fundit, sepse të ardhmen s’ mund ta parashikoj, përveç sportit të futbollit, asnjë sport tjetër për nga ana financiare nuk ka interes dhe nuk vlerësohen, pra të gjithë e realizojnë më shumë për pasion.
– Sa është interesimi nga brezat e rinj për sportin e atletikës?
Interesimi nga brezat e rinj, në sport në përgjithësi funksionon në këtë mënyrë, çdo prind e dërgon fëmijën aty ku ai ka dëshirë dhe në ditët e sotme 90% e mendojnë që t’iaktivizojnë me sport për shëndetin e tyre. Kjo është më e rëndësishmja, sepse ka masivizim në sport, pastaj duke qenë masivizimi vjen dhe cilësia.
Në sportin e atletikës të them tëvërtetën jam unë dhe kolegët e mi që me miqësinë dhe me profesionin e mësuesit që mundohemi të afrojmë sa më shumë fëmijë në këtë sport, pastaj fëmijët flasin me njëri-tjetrin dhe kështu me rrallë përhapet fjala.
– Gjatë këtij viti që ke qenë trajner si ka qenë ecuria e atletikës në Shkodër?
Ecuria në sportin e atletikës ka qenë shumë e mirë, dua të theksoi faktin që ekipi I atletikës ka vite që nuk ka aktivizim të gjinisë femërore dhe me ardhjen time si trajner arrita të grumbulloi dhe të stërvit disa vajza, ku arritëm të shpallemi dhe kampion në dy grupmosha U-13 dhe U-16 që të them të drejtën mund të ketë mbi 30 vjet që nuk janë shpallur kampion, kjo për faktin se nuk ka pasur dhe pjesëmarrje të gjinisë femërore këto vitet e fundit.
– Cilat janë objektivat që ke për grupmoshën që ti stërvit?
Objektivi im I rradhës është kampionati i po të njëjtës grupmoshë U-13 dhe U-16, pra të ruajmë të njëjtin titull, që morëm vitin e kaluar, sepse unë momentalisht këtë grupmoshë kam, derisa ato të rriten që të përfaqësohem dhe në grupmosha më të mëdha dhe me rezultate më të mira për gjithësecilin sportist.
Nuk mund të flas më shumë, sepse jam shumë heret të shprehem për dëshirat, që unë kam në lidhje me sportin e atletikës. Por kam shumë besim në vete, me vullnetin që unë kam do I sjell një medalje ndërkombëtare pas disa vitesh Shkodrës dhe shkodranëve.
Intervistoi: Olta Jahaj