Diten e djeshme skuadra e kategorise se pare te Kosoves- Liria e Prizrenit, arriti te dilte triumfuese perballe ekipit te Superliges Ferizaj dhe ne sezonin e ri si rrjedhoje do te jete pjese e elites se futbollit kosovar.

Gjithçka eshte vendosur ne nje ndeshje me shume emocione ku vetem me ane te penalltive Liria mposhti kundershtarin. Pjese e ketyre emocioneve eshte edhe mesfushori shkodran Klaudio Leka i cili dha edhe ai kontributin e tij per ngjitjen ne Superlig, Ai ka folur per gazeten “Shkodra Sport” mes emocioneve:


– Klaudio ne fillim urime per kete kualifikim ne Superlige…

Faleminderit nga ana Juaj!


– Si ndjeheni tashme qe Liria e Prizrenit e arriti objektivin e saj per te qene pjese e Superliges se Kosoves?

Normalisht qe kenaqesia eshte shume e madhe sepse kthyem Lirine ne vendin ku i takon pas nje mungese 5 vjeçare.


– Si ishte ky sezon per Klaudio Leken?

Personalisht kam kaluar nje sezon teper te mire. Minutat e marra qe nga fillimi i sezonit me ndihmuan shume te rritem si lojtar dhe normalisht te do me sherbejne dhe per te ardhmen.


– Ishte nje kampionat i luftuar deri ne fund, e besonit qe do ia dilnit ne fund?

Te them drejten, kemi bere nje kampionat teper te luftuar qe nga ndeshja e pare dhe deri tek e fundit. Çdo ndeshje ishte si nje finale. Normalisht qe besonim sepse e dinim punen qe kemi bere dhe çfard kualiteti kishte grupi. Perveç ketyre kishim dhe mbeshtetjen e tifozerise qe ishte lojtari i 12-te per ne.

– Do vijoje Klaudio te jete pjese e kesaj skuadre dhe te luaje me te edhe ne Superlige?

Momentalisht nuk kam vendosur asgje per te ardhmen eshte koha per ca dite pushim dhe pastaj te shohim ku do te luaj sezonin tjeter.
Intervistoi: Marinela MATIJA